Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këngë të dashura dhe solistë në koncertin festiv të korit të Fëmijëve “Pim-Pam”

“Festivali muzikor evropian” vazhdon më 12 prill me koncert të korit të Fëmijëve “Pim-Pam”. Do të tingëllojnë këngë të dashura, të krijuara nga Boris Karadimçevi (1933-2014), drejtues shumëvjeçar i korit “Pim-Pam”. Në fillim kori i fëmijëve është mes grupeve pjesëmarrëse në Pallatin e pionierit. Kurse nën emërtimin “Pim-Pam” bëhet i njohur pas një pjesëmarrjeje në festivalin ndërkombëtar “Orfeu u Artë” në Sllënçev brjag, ku këngëtarët e vegjël është dashur të këndojnë një këngë, kushtuar kozmonautit të parë bullgar Gjeorgji Ivanov.

Irena Hristova, drejtuese artistike e korit “Pim-Pam”, tregon:

“Grupi vokal pranë Pallatit të pionierëve”... emri ka qenë i gjatë dhe Boris Karadimçevi u ka propozuar fëmijëve të zgjedhin diçka tjetër, më karakteristike. Tregonte sesi kanë shëtitur, duke kërkuar fjalë për magjinë dhe bukurinë e zërave të fëmijëve, të cilat tingëllojnë si zile të vogla. Dhe ashtu, si në formë loje ka lindur emri “Pim-Pam” . Pas ndryshimeve nga viti 1989 formacioni bëhet privat. Këngëtarët tanë më të vegjël sot janë 4 vjeç dhe qëndrojnë këtu derisa tu këndohet. Dihet se “Pim-pam” qe “laboratori” i Boris Karadimçevit. Autor i pop-këngëve të cilat janë bërë të njohura, ai krijoi dhe pamje të shkëlqyer në fushën e këngës për fëmijë. Tekstet janë shumë të bukura, muzika është e freskët, ne e duam këtë repertor.

Në sallën “Bullgaria” fëmijët do të festojnë 40 vjetorin bashkë me Orkestrën e Klasik FM radios nën drejtimin e dirigjentit Grigor Palikarov. Drejtuese është artistja Gjergana Stojanova.

"Koncerti është shfaqja e parë e madhe e grupit, në të cilin do të këndojmë të gjitha këngët në shoqërim të orkestrës simfonike – thotë akoma zonja Hristova. Kjo nuk ndodhet shpesh dhe ne jemi shumë të lumtur. Disa nga orkestrimet janë bërë nga Boris Karadimçevi për pjesëmarrje të ndryshme përpara disa viteve, të tjerat janë vepër e Valeri Kostovit. Gjithmonë kemi pasur në repertorin tonë këngë, në të cilat solistë janë aktorë dhe këngëtarë profesionalë – Todor Kolev, Maja Novosellska, Vasill Najdenov, Margarita Hranova e të tjerë. Në koncert kemi përfshirë këngë të njohura si “Qyteti ynë”, “Heshtja e Bardhë”, “Njerëz dhe rrugë”. Për solistë në këto versione të reja kemi ftuar Vesella Dellçeva dhe Vlladi Mihajllov, të njohur nga spektaklet e programit muzikor Mamma Mia. Miku ynë i posaçëm është aktori Gjeorgji Mamalev, i cili do të këndojë “Robinzon Kruzo” dhe “Pasuria” kurse regjisori-producent i të gjithë spektaklit është profesori Aleksandër Iliev i cili do të marrë pjesë si aktor në pantomimë. Gjithmonë kemi kërkuar ndihmën e koreografëve, regjisorëve të cilët të “zhvillojnë dhe ta thyejnë” prezantimin skenik."

Në ekip punon dhe një “pimpam” pak i rritur – aktorja e re Anna Simova, e cila kujdeset për përgatitjen skenike të fëmijëve.

"Fillova të këndoj në “Pim Pam” gjatë vitit 1997 dhe jam mes të parëve, të cilët kanë mbetur dhe pas moshës 14 vjeçe – tregon Anna. E ndieja se vendi im është aty dhe nuk doja që të ik, pavarësisht se të tilla qenë rregullat atëherë. Mund të thuhet se unë e vura fillimin - tani pjesëmarrësit mbeten deri në moshën 18-19 vjeç. Përfundova Akademinë Kombëtarere të Arteve Kinematografike Teatrale përpara disa vjetëve dhe aktualisht jam në praktikë të lirë, që të mundem të merrem me gjërat e dashura dhe të preferuara prej meje. Mua më pëlqejnë sportet ekstreme, prej një farë kohe jam dhe guit në Sofje. Por, më e rëndësishmja është të punoj me fëmijët. Kur duhej të dal nga radhët e grupit, Papa, siç e quanim Boris Karadimçevin më propozoi një herë në javë të ndihmoj me grupin e madh, pas kësaj pak nga pak fillova t'u jap mësim dhe të vegjëlve. Ideja e tij qe të bëjmë diçka si akademi, në të cilën fëmijët të kenë dhe orë të veçanta për mjeshtëri artistike, vallëzime, instrumente muzikore. Në fakt ne realizuam ëndrrën e tij - përpara rreth dy vjetëve realizuam programin muzikor “Kasting”, në të cilin fëmijët qenë aktorë të vërtetë të cilët këndojnë. Për mua Boris Karadimçevi qe jo vetëm pedagog, por diçka si një baba i dytë. Ai më orientoi drejt zhvillimit të talentit tim prej aktori. Në sajë të tij kam një vështrim të ndryshëm ndaj jetës, bile fakti se duke qenë fare të vegjël ai na mësoi të dëgjojmë “The Beatles”, ndryshoi mënyrën tonë të të menduarit si njerëz të pjekur."

“Pim-Pam” do të zhvillojë koncert dhe në kuadrin e Plovdivit – kryeqyteti Evropian i Kulturës më 15 prill, në Shtëpinë e kulturës “Boris Hristov”, kur bashkë me “pimpamët” e vegjël në skenë do të jetë “Kori i djemve të Plovdivit” me dirigjente Millka Toledova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook / Xhaz nën yjet Pllaja Devetashko

"Xhazi nën yjet" në Pllajën Devetashko vazhdon deri të dielën

Mbrëmjen e sotme në fshatin Kërpaçevo, rajoni i qytetit Lloveç, hapet festivali i dhjetë “Xhazi nën yjet e Pllajës Devetashko”, i cili vazhdon deri të dielën. Festivali mbledh muzikantë të njohur bullgarë në skenën e hapur të livadhit pranë shpellës..

botuar më 24-06-28 6.38.MD

“Njeriu më i lumtur” nis “Turneun më të lumtur”

Këngëtari në zë Grafa më 28 qershor nis “Turneun më të lumtur” me një koncert në Teatrin Veror në qytetin Stara Zagora. Në thelbin e turneut të madh veror të Vlladi Ampov – Grafa, është koncepti i koncertit të tij spektakolar në Stadiumin Kombëtar..

botuar më 24-06-28 1.15.MD

"100 arsye"

Kemi të paktën “100 arsye” për ta dashuruar Maria Ilievën, e cila e priti verën me një turne të ri me të njëjtin emër. Në serinë e koncerteve, që nisi më 21 qershor në Stara Zagora,ylli i muzikës bullgare pop performon si hitet e saj më të mëdha,..

botuar më 24-06-27 6.20.PD