Gjatë vitit 2015 pronari i automobilave të vjetra Stefan Ivanov nga qyteti Drjanovo i propozon pushtetit bashkiak vendas të organizojnë një parade të makinave retro. Ideja pranohet pozitivisht dhe sivjet ngjarja do të zhvillohet tanimë për herë të katërt të radhës. Në edicionin e parë marrin pjesë 19 automobila, por me çdo vit të kaluar numri i tyre shtohet, kurse më 13 prill organizatorët presin që banuesit dhe miqtë e qytetit të shikojnë rreth 25 makina të bukura të vjetra.
Në vitet e mëparshme janë treguar kryesisht automobila nga koha e socializmit – “Moskviç”, “Lada”, “Trabant”, “Shkoda”, kurse tani pritet “Gaz-21” nga viti 1968. Në edicionin e parë ka parakaluar dhe “Mercedes Benz” W 170 nga viti 1938.
“Automobilat janë të markave të ndryshme, më shpesh takohen automobila sovjetike, por ka po kështu dhe amerikane, gjermane, çeke e kështu me radhë. Për shkak të faktit se parada e automobilave klasikë akoma nuk është pjesë nga programi kombëtar i paradave të automjeteve retro, ngjarja është më tepër një festë për qytetin Drjanovo” – sqaron Stefan Ivanov.
Pjesëmarrësit nga i gjithë vendi do të parakalojnë nëpër rrugën kryesore të qytetit Drjanovo dhe do të parkojnë automobilat e veta në sheshin qendror të qytetit.
“Sipas traditës organizatorët do të jenë të veshur me rrobe klasike, kurse nga bashkia propozuan që vetë pjesëmarrësit po kështu të vishen në një stil të tillë” – thotë Stefan Ivanov dhe u bën thirrje miqve që të vijnë të veshur me rroba klasike, që të mund të jetë atmosfera e nismës edhe më autentike.
“Ruajtja e traditave është një gjë shumë e rëndësishme, por krijimi i tyre është jo më pak i rëndësishëm” – thotë Stefan Ivanov – “prandaj duam që parada të kthehet në një traditë të re për banuesit dhe miqtë e Drjanovos”.
Qyteti ndodhet në rrëzat e malit Stara Pllanina, kurse natyra e shkëlqyer dhe kureshtjet tërheqin gjithnjë e më shumë turistë. Vetëm këtu mund të vizitohet shpella e parë e përshtatur për vizita turistike në Bullgari - “Baço Kiro”, në të cilën janë gjetur disa nga gjurmët më të vjetra të jetës në Gadishullin Ballkanik. Prej saj fillon rrugica turistike e Drjanovos, e cila kalon nëpër shkëmbinjtë madhështorë afër manastirit të Drjanovos “Kryeengjëlli Mihail”
Një interes të madh provokojnë bukuritë e mëdha të mjeshtrit legjendar Koljo Fiçeto, i cili ka ndërtuar kishën “Shën Nikolla”, urën mbi lumin Drjanovska, shtëpinë e familjes Ikonomovi, koleksioni i pasur i kësaj shtëpie prej ikonave dhe të punimeve kishtare prej druri, si dhe vetë muzeu “Koljo Fiçeto”, i cili prezanton në një mënyrë interesante jetën e këtij banuesi të famshëm. Mes monumenteve të kulturës është dhe shtëpia Lafçiev, për ndërtimin e së cilës nuk është përdorur asnjë peronë. Vëmendjen e tërheq dhe harta më e saktë me reliev e Bullgarisë, e punuar gjatë vitit 1962.
Mes kureshtjeve të qytetit rilindës janë po kështu kulla e parë e Sahatit në vendin tonë –nga viti 1778, kisha “Shën Triadha” me një tavan të gdhendur dhe jashtëzakonisht të bukur si dhe Monumenti i alfabetit bullgar, i dhuruar Drjanovos gjatë vitit 2017.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: dryanovo.bg
Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..
Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..
Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata..