Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kontroll për kafshët virtuale të cilat marrin subvencione reale

Foto: BGNES

Agjencia e Ushqimeve dhe mjekët veterinarë po zhvillojnë inventarizim të kafshëve bujqësore në Bullgari. Qëllimi është të mund të saktësohet nëse merren subvencione për kafshë të cilat nuk ekzistojnë. Regjistrohen në mënyrë fiktive kafshë dhe sipas Shoqatës Kombëtare të Rritjes së Deleve të paktën 30% nga delet dhe dhitë janë virtuale. Deputeti evropian Momçill Nekov pohon se ka fermerë të paskrupullt, të cilët asimilojnë fondet e Bashkimit Evropian përmes të paktën 300 000 kafshëve të rreme dhe kështu u shkaktojnë dëme fermerëve të vërtetë. Nga Ministria e Bujqësisë premtojnë që kësaj radhe kontrolli të fshijë të gjitha mashtrimet e këtij lloji.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mësuesit janë gati për grevë, kërkojnë rritje të pagave

Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..

botuar më 24-11-21 3.18.MD

Bullgaria do t’i japë 100 mijë euro Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të mbështetur popullsinë civile në Gazë

Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...

botuar më 24-11-21 10.57.PD

Ministrat e Jashtëm bullgar dhe shqiptar janë për përshpejtimin e ndërtimit të korridorit nr.8

Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e përshpejtuar të korridorit të transportit nr. 8. Ministrat patën një takim dypalësh në kuadër të takimit..

botuar më 24-11-21 10.21.PD