Patrick George Smithuis është ambientalist dhe regjisor filmash dokumentarë. Ai mbërriti për herë të parë në Bullgari në vitin 1994 për shkaqe profesionale, por mbeti këtu “për shkak të dashurisë”, siç vetë ai thotë, për shkak të dashurisë ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e takoi këtu, dhe ndaj Bullgarisë.
Sa për historinë e rezervatit të krijuar nga ai “Shavarite”, fillimi i saj është krejt i zakonshëm. Patrick George Smithuis bashkë me miqtë dhe partnerët e tij planifikonte nëdrtimin e një parku për pushime në këtë krahinë të bukur jo larg Sofjes në rrymën e lumit Iskër. Për këtë shkak ai bleu një terren prej 600 dynymësh në rrjedhën e lumit mbi liqenin me të njëjtin emër. Mirëpo, në një moment holandezi vendosi se“ky vend është tepër i vlershëm, që ta prishim për shkak të disa shtëpive mbi liqen” –siç thotë ai në një intervistë për programin “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare.
"Gjatë vizitës sime të parë pashë disa vidra. Gjatë vizitës sime të dytë – disa lejlekë të zinj, ndërsa herën e tretë - Ixobrychus minutus. Këta njerëz, të cilët e njohin botën e shpendëve e dinë shumë mirë se si duket ky shpend. Ai mashkullor është si një papagall i vogël” – na tregon Patrick George Smithuis në të njëjtën intervistë.
Mirëpo realizimi i idesë për rezervatin është një detyrë e rëndë. Së pari ishte problemi me partnerët e tij, kur Smithuis u shpjegoi se nuk do të ndërtojë park fitimprurës për pushime. Por në fund të fundit ata e kuptuan dhe u morën vesh. Pas kësaj ishte vetë ndërtimi, sepse vendi tahsmë nuk ishte “natyrë”, por “zonë industriale” me vivare peshku. Natyra duhej të “rikrijohej” në pamjen e saj të pare, gjë që sipas Patrickut atëherë realizohej për herë të parë në Bullgari. Kjo kërkonte shumë përpjekje dhe mjete.
“Është interesante se tani, katër vjet më vonë, kur njeriu hyn në këtë terren, ai betohet se e gjithë kjo gjithmonë është dukur kështu. Nuk mund të shohësh se ku njeriu ka bërë diçka, ose e ka përmirësuar kështu qe të jetë më e mirë sesa natyra e ka krijuar – thotë Patrick. Sa i përket fitimit holandezi tashmë ka kuptuar se në një veprimtari të tillë sociale nuk mund të ketë bilanc të arsyeshëm midis të ardhurave dhe shpenzimeve. Kjo është thjeshtë një kauzë. Ka shumë shpenzime për shembull për rojën, varkat dhe për atraksione të tjera për fëmijët.
“Ne kuptuam një gjë – mund të vish me fëmijët, por në qoftë se fëmijët pasi i shohin shpendët nuk ka me se të luajnë, pas minutës së pestë ata humbasin interes. Ata janë të vegjël dhe duan të mësojnë duke luajtur. Megjithëse ka vizitues, të cilët herë pas here na japin para, mund të them se nuk ka dobi ekonomike në këtë veprimtari.”
Megjithatë kauza e vështirë e Patrickut i sjell kënaqësi dhe gëzim. Në rezervat vijnë gjithnjë e më shumë vizitues, edhe fëmijë, edhe të rritur.“Gjatë weekendit vijnë shumë njerëz, të cilët duan të organizojnë ditëlindje këtu. Për shembull vijnë 20-30 fëmijë dhe unë jam shumë i gëzuar duke i dëgjuar komentet e tyre: “Nuk kam qenë në një ditëlindje kaq të bukur”. Atëherë e di me siguri se nuk kam bërë gabim duke e ndërtuar këtë rezervat.”
Patrick vazhdon të jetë një adhurues i madh i natyrës bullgare. Në rezervat ka shumë shpendë, liqene me kallam (vetë emri i krahinës “Shavarite”, e rimëkëmbur me natyrën e saj autentike me rëndësi unikale për ekosistemin e liqenit malor “Iskër”, e ka kuptimin “Kallamet”). Sa për kafshët, më të dashurat e Patrickut janë vidrat, megjithëse ato hanë peshq dhe kjo e pakëson potencialin “tregtar” të rezervatit si vend i përshtatshëm për peshkatarët. Në të kaluarën holandezi pushoi nga puna një konsulent, i cili e kishte këshilluar se si të vriten vidrat, sepse do t’i hanin peshqit. A i mungon Patrickut Bullgaria dhe malet bullgare kur është në Holandë?
“Në përgjithësi Bullgaria më mungon. Nëse më mungojnë malet? Jo, unë e gjeta shpirtin tim në “Shavarite”. Ky për mua është një vend shpirtëror dhe shumë i rëndësishëm. Ky është vendi im më i dashur në tërë Bullgarinë” – thotë Patrick George Smithuis në intervstën për Radion Kombëtare Bullgare.
Përpiloi: Veneta Pavllova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: shavarite.org
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..