Një javë para Pashkëve Ortodokse bullgarët festojnë Ditën e Dafinave (Cvetnica). Kjo ditë shënon fillimin e javës më të trishtuar, por në të njëjtën kohë plot mesazhe shpirtërore në jetën e të krishterit besimtar – kjo është koha kur Krishti ka pranuar vuajtjen dhe vdekjen në kryq, që t’i lajë mëkatet e njerëzimit dhe t’i dhurojë shpresë për shpëtim nëpërmjet ringjalljes së vet në qiej.
Sipas teksteve në ungjij Krishti ka hyrë në Jerusalem, ku njerëzit e kanë pritur me degë të bekuara ulliri, palme dhe dafine, duke thirrur “Hosanna”. Në Ditën e Dafinave bullgarët mbajnë në duar degë të bekuara shelgu, si degët e palmës, me të cilat e kanë mirëpritur Krishtin në Jerusalem. Bekimi i degëve të shelgut ndodh në meshën e mesnatës ditën e shtunë. Pas liturgjisë të krishterët kthehen në shtëpi me degët e bekuara të shelgut për shëndet, ndërsa të nesërmen në mëngjes sipas zakoneve të vjetra bullgare mbi dyert e çdo një shtëpie vendoset një kurorë shelgu. Në regjionet e ndryshme Dita e Dafinave ka emra të ndryshëm – Vrëbnica, ose Vaja, si dhe Kuklinden (Dita e Kukullave). Në Ditën e Dafinave mund të hahet peshk, por gjellët kryesore janë ato pa mish. Në shumë rajone bëhen pite në formën e luleve.
Dita e Dafinave shënohet solemnisht në qytetin Lloveç. Festimi fillon që ditën e shtunë, kur është Ngjallja e Llazarit. Edhe sivjet janë parashikuar koncerte folklorike, ndërsa zanatçinjtë do të prezantojnë vepra të zanateve të ndryshme. Ura e kalimtarëve mbi lumin Osëm do të jetë skenë e zakonit të lashtë “Në ujë” – një variant i traditave të Kuklinden. Vajza, kurora e së cilës, të cilën e quajnë “kukull”, lumi e dërgon më larg, bëhet “vajzë nderi” në festat e Pashkëve. Besohet se kjo është një shenjë pozitive për të ardhmen e vajzës.
Më 3 qershor, në Galerinë e Arteve "Krëg" në qytetin Kërxhali hapet ekspozita fotografike "Etno Paleta - Fytyrat e Folklorit Ballkanik" e gazetarit dhe historian Georgi Kullov. Ekspozita u frymëzua nga shumëllojshmëria e kostumeve tradicionale..
Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..
Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..