Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon vlerësimi i ofertave për anijet patrulluese

Foto: BTA

Në Ministrinë e Mbrojtjes u hapën publikisht ofertat për blerjen e dy anijeve patrulluese nga Flota Ushtarako-Detare e Bullgarisë. Kjo u bë në praninë e tri firmave-pjesëmarrëse në tender „Fr. Lurssen Werft GmbH & Co.KG“ – Gjermani, „MTG – Delfin“ -  Bullgari dhe „FINCANTIERI“ – Itali. Treguesit kryesorë për vlerësim janë “bashkëpunimi industrial”, “mirëmbajtja e përgjithshme” dhe “aftësitë”. Më 29 maj do të happen dhe ofertat për nga  kriteri i katërt – “çmimi”. Vendimin përfundimtar për ofertën e parapëlqyer do ta marrin qeveria dhe kuvendi. Vlera e marrëveshjes për të dy anijet do të tejkalojë 500 mln. euro. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kanë kaluar 33 vjet nga miratimi i Kushtetutës së re të Bullgarisë

Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...

botuar më 24-07-12 9.04.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...

botuar më 24-07-12 7.30.MD

Po diskutojnë për krijimin e një shoqate ndërkombëtare të bullgarëve

Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..

botuar më 24-07-12 1.10.MD