Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

39 për qind e të krishterëve ortodoksë në Bullgari besojnë në Zot

Foto: Ani Petrova, BNR

Rezultatet e para të “Sondazhit Social Evropian në Bullgari” të financuar nga Ministria e Arsimit, konstatojnë dallime mes përkatësisë fetare, zbatimit të riteve fetare dhe besimit. Nga të krishterët ortodoksë vetëm 57 për qind pohojnë se janë fetarë dhe vetëm 39 për qind thonë se besojnë në Zot. Domethënë feja është më tepër çështje identiteti, sesa besim fetar, konstatojnë sociologët. “Çdo një bullgar i katërt nuk beson në kishë si institucion. Gjatë 20 viteve të fundit është ruajtur struktura e besimeve fetare në Bullgari – të krishterë ortodoksë – 74 për qind, myslimanë – 11 për qind, ateistë – 13 për qind. Të tjerët u përkasin feve të tjera.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka asnjë kërkesë për të dërguar personel ushtarak në Ukrainë, thanë ministrat në parlament

Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..

botuar më 25-02-20 11.31.PD

Në Maqedoninë e Veriut është hapur klubi i shoqatës bullgare “Ura Ballkanike”

Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..

botuar më 25-02-20 9.44.PD
Ministri Krasimir Vëllçev dhe Patriku Daniil

Ministria e Arsimit po përgatit futjen e edukimit fetar

Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..

botuar më 25-02-20 9.06.PD