Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Lockheed Martin” mund të hapë një bazë riparimi në Bullgari

F-16 Block 70
Foto: BGNES

Me një letër të dërguar autoriteteve bullgare kompania amerikane “Lockheed Martin” informon se pas lidhjes së marrëveshjes për blerjen e avionëve F-16 Block 70, në shtetin tonë do të hapet një qendër (MRO facility) për mirëmbajtje dhe riparim të avionëve. Kështu avionët do të shërbehen nga teknikë dhe inxhinierë bullgarë. Kompania angazhohet dhe me aktivitete të tjera ekonomike dhe industriale në Bullgari dhe me bashkëpunim me qendra akademike dhe zhvillimore. Ambicia e Sofjes është që negociatat të përfundojnë deri në fundin e korrikut. Akoma mbeten të hapur çështjet për çmimin e avionëve dhe afatet e furnizimit të tyre. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kanë kaluar 33 vjet nga miratimi i Kushtetutës së re të Bullgarisë

Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...

botuar më 24-07-12 9.04.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...

botuar më 24-07-12 7.30.MD

Po diskutojnë për krijimin e një shoqate ndërkombëtare të bullgarëve

Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..

botuar më 24-07-12 1.10.MD