Agjencia e Sigurisë së Ushqimeve bëri të ditur se mishi i qengjit i importuar nga Maqedonia e Veriut, i cili është në tregun bullgar, është absolutisht i parrezikshëm dhe u përgjigjet standardeve të BE-së. Ai disponon certifikatat e domosdoshme veterinare, të dhëna nga organet kompetente në Maqedoninë e Veriut. Mishi i qengjit kalon në BE përmes pikëkalimit në Greqi, sepse atje ka pika kontrolluese, të cilat lëshojnë dokumentet përkatëse veterinare, vë në dukje agjencia. Ju rikujtojmë se fermerët bullgarë kërkuan ndërhyrjen e autoriteteve, që të kontrollohet mishi i qengjit i importuar nga Maqedonia e Veriut, çmimi i të cilit është me 20 për qind më i ulët nga ai bullgar.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..