Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndërtimi i lidhjes së gazit me Greqinë fillon deri më 3 javë

Foto: BTA

Për ditë të dytë të radhës në Sofje po zhvillohet  forumi për diversifikimin e tregjeve të gazit për Evropën Lindore, organizuar nga Instituti për studime energjetike  në Uashington dhe Qendra për studime ballkanike dhe të Detit të Zi. Në lidhje me temën kryeministri Bojko Borisov shpalli se ndërtimi i lidhjes midis sistemeve të transportimit të gazit të Bullgarisë dhe të Greqisë fillon rreth datës 25 maj. Kryeministri  tha akoma se Bullgaria do të zhvillojë bisedime me Shtetet e Bashkuara  për furnizimin e gazit natyror amerikan. Duke pasur parasysh  diversifikimin e furnizimeve energjetike, deri në fund të vitit në Bullgari  do të fillojë të punojë një platformë për tregti me gazin natyror, njoftoi ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 3 janarin

Të premten vranësirat do të rriten nga veriperëndimi, ndërsa në mbrëmje në veriperëndim të Bullgarisë do të ketë reshje shiu, të cilat shpejt do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë mesatare jugperëndimore, e cila pasdite në Rrafshinën e Danubit do të..

botuar më 25-01-02 7.35.MD

GERB-SDS, DB, BSP dhe ITN diskutuan prioritetet e qeverisjes së ardhshme

Ekipet negociuese të GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e Bashkuar" dhe "Ka një popull të tillë" diskutuan propozimet për një projekt-marrëveshje menaxhimi. Këtë e bëri të ditur GERB në faqen e tij në Facebook. Takimi u mbajt në..

botuar më 25-01-02 6.29.MD

Nuk do të lejohet presioni i emigrantëve në kufirin bullgaro-grek

Puna e institucioneve të kontrollit u bë shumë më gjithëpërfshirëse dhe më e përgjegjshme pas pranimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Kontrolli përgjatë kufijve tanë të brendshëm me Rumaninë dhe Greqinë do të vazhdojë me masa kompensuese..

botuar më 25-01-02 5.16.MD