“E përkrahim Bullgarinë për Shengenin”, deklaroi Kryeministri i shtetit të lirë Bavari Markus Zjoder pas takimit sy më sy me homologun e tij bullgar Bojko Borisov. Zjoder është për vizitë në Bullgari me ftesë të Borisovit. Të dy shqyrtuan bashkëpunimin dypalësh në fushën e punëve të brendshme, sigurisë, ekonomisë dhe financave dhe tema të tjera nga rendi evropian i ditës. Zjoder e quajti vendin tonë “një fakt të rëndësishëm për stabilitetin e tërë regjionit” dhe na lavdëroi për ruajtjen e suksesshme të kufijve të jashtëm të BE-së. Borisov ishte kategorik se shteti ynë është një vend shumë i mirë për investime dhe është krejtësisht i përgatitur për Hapësirën e Shengenit.
Në një takim me Presidentin Rumen Radev, Shenjtëria e tij Patriarku bullgar Daniill e informoi atë për pasojat e vendimit përfundimtar të gjykatës për mundësinë e regjistrimit të një "kishe ortodokse" paralele. Gjatë bisedës Radev theksoi se Kisha Ortodokse..
Rreth 300 milionë leva shtesë është dimensioni financiar i anëtarësimit tonë të plotë në zonën Shengen, bëri të ditur ministri i turizmit në detyrë Evtim Milloshev. Kjo parashikohet në një analizë paraprake, sipas së cilës përfitimet direkte për..
Të premten vranësirat do të rriten nga veriperëndimi, ndërsa në mbrëmje në veriperëndim të Bullgarisë do të ketë reshje shiu, të cilat shpejt do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë mesatare jugperëndimore, e cila pasdite në Rrafshinën e Danubit do të..
Puna e institucioneve të kontrollit u bë shumë më gjithëpërfshirëse dhe më e përgjegjshme pas pranimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Kontrolli..
Ekipet negociuese të GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e Bashkuar" dhe "Ka një popull të tillë" diskutuan propozimet për një..
Pritet që nga 2 janari në kufirin mes Bullgarisë dhe Turqisë të vendoset një kontingjent ndërkombëtar policor me 100 oficerë nga Bullgaria, Austria, Rumania..