Liderët e partive nacionaliste evropiane janë në Sofje për takim me përkrahësit e tyre. Delegacioni është në krye me Marine Le Pen - kryetarja e “Fronit Kombëtar” të së djathtës së skajshme franceze, formacioni i së cilës është ai kryesor në Lëvizjen për Evropën e Kombeve dhe Lirive. Mikpritësi i ngjarjes është partia „Volja“ me lider Veselin Mareshki, e cila është anëtare e Evropës së Kombeve dhe Lirive. Në delegacion marrin pjesë gjithashtu eurodeputeti belgjian Gerolf Annemans nga partia „Vlaams Belang”, Ludovig Goga nga Sllovakia (kryetari i partisë “Atdheu”) dhe Radim Fiala, bashkëkryetari i partisë çeke “Liria dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë”. Vizita e kaluar e Marine Le Pen në Bullgari u zhvillua gjatë nëntorit të 2018.
Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..