Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një paradë ushtarake në Sofje shënoi Ditën e Ushtrisë Bullgare

Foto: BGNES

Me një ceremoni përurimi të flamujve luftarakë dhe flamujve të shenjtë të ushtrisë në Sofje u shënua Dita e Trimërisë dhe Festa e Ushtrisë Bullgare-6 maj. Përpara përfaqësuesve të forcave të ndryshme të armatosura në qendër të kryeqytetit, Presidenti dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Rumen Radev theksoi se shumë pak shtete në botë kanë arritur të ruajnë emrin e vet, besimin dhe gjuhën  pavarësisht nga peripecitë dhe sprovat e kohës, dhe në qoftë se Bullgaria është një prej tyre, kjo është sepse populli ynë gjithmonë e ka ndier domosdoshmërinë e unitetit midis shpatës, frymës shpirtërore dhe fjalës. Pas kësaj u zhvillua një paradë ushtarake me pjesëmarrjen e teknikës së Forcave Tokësore dhe Ushtarako-Ajrore. Sivjet në paradë u përfshi dhe klubi “Vëllezër në Armë” me prezantimin e teknikës nga periudha e Luftës së Dytë Botërore.






Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kanë kaluar 33 vjet nga miratimi i Kushtetutës së re të Bullgarisë

Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...

botuar më 24-07-12 9.04.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...

botuar më 24-07-12 7.30.MD

Po diskutojnë për krijimin e një shoqate ndërkombëtare të bullgarëve

Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..

botuar më 24-07-12 1.10.MD