Në finalet në veglat e veçanta në Challenge Kupën Botërore në gjimnastikën ritmike në qytetin spanjoll Guadalajara, ansambli bullgar fitoi medaljet e arta në tre rreth dhe dy palë shkopinj. Kështu, pasi përpara kësaj kishte marrë argjend në shumëgarëshin dhe bronz në finalen me 5 topa, grupi e përfundoi garën prestigjioze me një seri të plotë prej medaljesh.
Ylli bullgar i notit në ujëra të hapura Petër Stojçev regjistroi një arritje të jashtëzakonshme dhe theu rekordin për Triple Crown /Kurorën e Trefishtë/. Gara përfshin kalimin e Kanalit Anglez, notin rreth ishullit Manhattan dhe kalimin e Kanalit..
Grigor Dimitrov ruajti vendin e dhjetë në renditjen botërore të tenistëve të publikuar sot, ndërsa për femra Viktoria Tomova u ngjit me gjashtë pozita në renditje. Dimitrov u kthye në top 10 më 1 prill dhe vazhdon të mbetet në dhjetëshen e parë...
Kombëtarja bullgare e futbollit përfundoi 1:1 ndaj Sllovenisë në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Lubjanë. Kjo është ndeshja e gjashtë e kombëtares nën drejtimin e Ilian Iliev, në të cilat shënuan pesë barazime – me Hungarinë, Serbinë,..