Mbi 1700 njerëz janë regjistruar për pjesëmarrje në gjysmëmaratonë, e cila do të organizohet të dielën (12 maj) në kryeqytetin e Bullgarisë Sofje. Shumë të huaj do të marrin pjesë në të – nga Briatnia e Madhe, Gjermania, Rumania, Franca etj. Ka disa gara me distanca të ndryshme – 5, 10 dhe 21,1 kilometra. Ato do të fillojnë në orën 9 para ndërtesës së Kuvendit Popullor dhe do të kalojnë përgjatë rrugëve kryesore të Sofjes.
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..
Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..