Në lidhje me zgjedhjet e ardhshme për parlament evropian presidenti Rumen Radev u takua me përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kreu i shtetit diskutoi domosdoshmërinë për uljen e numrit të fletëvotimeve të pavlefshme, garantimin e sigurisë së votimit me makina dhe të të dhënave personale të bullgarëve.
Në mënyrë që të kemi zgjedhje të ndershme, Radevi bëri thirrje për zvogëlimin e numrit të fletëvotimeve të pavlefshme, sepse ato mund t’i ndikojnë fortë dhe t’i ndryshojnë rezultatet reale. Presidenti kërkoi dhe garanci për mbrojtjen e të drejtave të bullgarëve jashtë shtetit, për krijimin e një ambienti të mirë për punën e vëzhguesve dhe për kontroll të të gjitha nivelet dhe të gjitha etapat e numërimit të fletëvotimeve, kështu edhe për hartimin e procesverbaleve me rezultatet në qendrat e votimit.
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..