Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev ishte i vetmi president nga BE-ja, i cili zhvilloi në Shkup një takim dypalësh me homologun e tij të ri Stevo Pendarovski. Radev bëri apel për përballimin e prapambetjes në punën e Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar prej ekspertësh. Sipas Presidentit Radev Traktati dypalësh i Fqinjësisë së Mirë me Republikën e Maqedonisë së Veriut duhet të përfshihet në dokumentet e aderimit të saj në BE. Bullgaria pret që gjithçka që duhet të ndodhë sipas Traktatit, të përfshihet në manuale, libra, media, sepse një ditë do të konstatojmë se Maqedonia e Veriut që prej kohe është anëtare formale e BE-së, por kanë mbetur çështje të pazgjidhura, të cilat krijojnë probleme, vuri në dukje Kreu i Shtetit.
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë..