Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali për teknologji të reja Webit është shenjë se Sofja është kryeqyteti digjital i Evropës

Një ekspozitë, e cila i kushtohet të ardhmes së teknologjive dhe të intelektit artificial takon në Sofje zbulues, studiues dhe sipërmarrës në kompani të cilat tani po e startojnë biznesin e tyre, me udhëheqës të gjigantëve botërorë. 15 mijë vizitues prej 120 shteteve pritet që të vizitojnë edicionin e sivjetshëm të Webit Festival, i cili do të zhvillohet më 14 dhe 15 maj përpara Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje.

Interesi ndaj ekspozitës është rritur me 50% kundrejt vitit të kaluar, llogarisin  organizatorët dhe po përgatiten  për ngjarjet më të madha dhe serioze, kushtuar teknologjive dhe së ardhmes në këtë moment në Evropë. Një sensacion i  vërtetë është se në Sofje vjen miliarderi  Mark Kjuban, i cili është një nga sipërmarrësit më të pasur në Shtetet e Bashkuara. Këtu do të jetë dhe Dërk Houk, drejtor ekzekutiv i Airbus /Defence and Space/.

Këto ditë tek ne vijnë mbi 500 investues nga e gjithë bota, të cilët disponojnë qindra miliardë euro. Këto janë kompani të mëdha dhe zyra familjare, të cilët investojnë paratë e tyre personale dhe kërkojnë ide, ku t’i investojnë. Përveç kësaj vijnë dhe mbi 450 lektorë nga e gjithë bota , të cilët do të takohen me auditorin e gjerë në 6 skena paralele në Sofje” – thotë Pllamen Rusev, me iniciativën e të cilit zhvillohet Webit Festival për vit të 14 të radhës.

Inovacionet bazë mbi të cilat është vënë aksenti në edicionin e sivjetshëm janë në sferën e intelektit artificial dhe të ashtuquajturit 5G rrjet, i cili është platforma tjetër për nga shpejtësia dhe përfshirja. Në sajë të tij në të ardhmen do të shikojmë nëpër autostradat automobila vetëdrejtuese dhe me to njerëzimi do të bëjë hapin tjetër teknologjik. Në festivalet jo vetëm se do të flitet për teknologjitë e reja, por dhe ato do të demonstrohen dhe do të jenë të pranishme për vizituesit. "Me siguri vizituesit nuk do të mundin tani të fluturojnë në “motorët fluturues” /Hoverbike/, nga të cilët do të ketë përpara Pallatit Kombëtar të Kulturës, por do të mund t’i vërejnë në ajër” – thotë Pllamen Rusev:

“Për ekspozitën në Sofje mbërriti një robot nga brezi i ri. Ai i përngjan njeriut, i ashtuquajturi “robot emocional”, emri i tij është Harmëni /Harmony/. Është i krijuar në Brazil, por aktualisht zhvillohet në Luginën e Silicit në San Francisko. Roboti, me pamjen e një gruaje, mund të zhvillojë biseda, ka një intelekt artificial , ka mjeshtëri specifike, prandaj quhet robot-shoqërues. Disa nga inovacionet pjesëmarrëse në ekspozitë janë të punuara prej bullgarëve. Vendi ynë ka tradita akoma që në zanafillën në robotikë në këtë sferë. Bullgaria është partnere e liderit të atëhershëm në këtë fushë. Në vendin tonë në uzinën “Beroe” gjatë viteve 70 dhe 80 të shekullit të kaluar  janë bërë përpunime të shkëlqyera. Nga kjo epokë kanë dalë  sipërmarrës të mëdhenj. Një shembull është një bullgar, i cili aktualisht ka uzinë në Shtetet e Bashkuara dhe është prodhuesi i vetëm në botë të robotëve, të cilët çarmatosin vrasësin më të tmerrshëm në mjedisin ushtarak - minat tokësore. Roboti i vetëm i cili i gjen dhe i çarmatos është vepër e një bullgari dhe këto përpunime ai i ka bërë akoma në Bullgarinë socialiste. Ky është shkak për krenari për të gjithë ne. Aktualisht po vëmë re një rilindje të kësaj sipërmarrësie në vendin tonë. U paraqitën disa kompani interesante të cilat po nisin, të cilat ne po kështu do t’i tregojmë, dhe po kështu dhe të tilla, të cilat bëjnë drone. Njëra ka punuar një dron, i cili mban një ngarkesë prej 350 kilogramëve  dhe fluturon në mënyrë automatike. Kjo është unikale për botën, një çështje tjetër është se për çfarë do të përdoret, por vetë lajmi se është krijuar tek ne ky dron është shumë inkurajues. Ka dhe kompani, të cilat janë specializuar  në fushën e shëndetësisë dhe unë shpresoj se kjo është gjëja e parë të cilën duhet ta ndryshojmë, sepse ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi cilësinë e jetës sonë”.

Suksesi real i Webit Festival në Sofje janë qindra milionë investimet, të cilat i marrin mbi 65% nga pjesëmarrësit në ekspozitë  dhe kjo në kuadrin e 6 muajve, pas fundit  të programit të festivalit. Kjo statistikë  tregon se, ekspozita bullgare bëhet një platformë gjithnjë e më e mirë për paraqitjen e kompanive dhe teknologjive inovative, kurse Sofja mund të mbetet në vetëdijen e mysafirëve si “kryeqyteti digjital” i Evropës, siç qe përshkruar nga edicionet e specializuara të huaja.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: webit.org dhe BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja tashmë disponon sheshin më të madh të patinazhit në Ballkan

Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..

botuar më 24-12-05 10.01.PD

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD