Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Irinka Goçeva nga Çikagoja u dekorua si “bullgarja e vitit”

Dorëzimi i dekoratës vjetore "Bullgarja e vitit". Irinka Goçeva (në mes)
Foto: BGNES

Themeluesja dhe drejtoresha artistike e ansamblit “Vallja” dhe e grupit folklorik për fëmijë pranë tij në shkollën bullgare “John Atanasov” në Çikago Irinka Goçeva është “Bullgarja e vitit” për vitin 2018. Çmimi vjetor jepet për herë të dhjetë me radhë nga Agjencia Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit. Dekorata është shenjë e respektit ndaj koreografëve dhe të gjithëve që ia kanë kushtuar jetës së tyre popullarizimit të folklorit bullgar. “Për mua ky çmim është një fillim i ri dhe sfidë e madhe”, tha Goçeva pasi mori dekoratën nga kryetarja e Bashkimit të Gazetarëve Bullgarë Snezhana Dimitrova.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lutierë nga e gjithë bota do të mblidhen në Kazanllëk në vitin 2025

Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të..

botuar më 24-08-25 7.30.PD

2/3 e bullgarëve mbështesin demokracinë dhe anëtarësimin në BE

20.8% e bullgarëve duan të jetojnë gjatë udhëheqjes së një qeverie autoritare, 10% të tjerë janë përkrahës të komunizmit, sipas studimit të fundit të agjencisë "Alpha Research" të porositur nga Fondacioni për Kërkime Humanitare dhe Sociale - Sofje...

botuar më 24-08-24 11.35.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të mbizotërojë mot me diell. Pasdite do të ketë vranësira mbi zonat malore por pa reshje shiu. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore deri në mesatare nga drejtimi lindor-verilindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin..

botuar më 24-08-23 7.40.MD