Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Agjencia Shtetërore për Bullgarët jashtë Shtetit dorëzoi dekoratën “Bullgarja e Vitit” për 2018

Koreografja Irinka Goçeva: Vallja për mua është si narkotikë. Sot ne kemi nevojë që të jemi së bashku dhe t’ia mbajmë dorën njëri-tjetrit”

Foto: BGNES

Në ikonat ortodokse bën përshtypje një shenjtore, e cila gjithmonë është pikturuar më veshje popullore. Kjo është Zllata Mëglenska. Ajo ka jetuar në shekullin e XVIII ne fshatin e vogël bullgar Mëglen, në territorin e Perandorisë së atëhershme Osmane. Ajo ka refuzuar të heqë dorë nga feja e krishterë. Ka qenë e bukur, modeste, e përshpirtshme dhe e patundur. Për vitin e dhjetë me radhë Agjencia Shtetërore për Bullgarët jashtë Vendit dorëzoi çmimin “Bullgarja e Vitit”, i cili e mban emrin e shenjtores Zllata Mëglenska.

Të nominuara në sajë të punës së tyre të lidhur me ruajtjen dhe popullarizimin e gjuhës, kulturës dhe traditave bullgare sivjet ishin pesë bullgare, të cilat jetojnë jashtë vendit: Doris Ernandes – Dukova nga Bogota (themeluesja e organizatës bullgaro-kolumbiane “Alianza”), Irinka Goçeva (koreografe dhe pedagoge e folklorit bullgar në Çikago të SHBA-së), këngëtarja operistike dhe anëtarja e klubit të grave dhe familjeve bullgare në qytetin e Hamburgut të Gjermanisë Ljudmila Georgieva; Svetlla Kjoseva (drejtoresha e shkollës bullgare në kryeqytetin hungarez Budapest) dhe drejtoresha e gjimnazit bullgar “Georgi S. Rakovski” në Ukrainë – Snezhana Skoriç. Për mbajtësen e sivjetshme të dekoratës juria zgjodhi Irinka Goçevën.

Ajo është një grua me magnetizëm të jashtëzakonshëm. Thotë se kur dëgjon tingujt e gajdes apo të kavallit zemra e saj fillon të kërcejë. Kjo është jeta e saj – lëvizja e vazhdueshme. Më shumë se 15 vjet Irinka Goçeva motivon mbi 70 bullgarë në moshën midis 5 dhe 55 vjeç të kërcejnë orë të tëra pas fundit të javës së punës, duke e ndezur dashurinë edhe të miqve amerikanë ndaj magjisë së ritmit bullgar. Ajo është themeluesja dhe udhëheqësja artistike e një nga ansamblet më të mëdha folklorike bullgare në Amerikën Veriore – “Vallja” dhe e grupit folklorik të fëmijëve pranë shkollës bullgare “John Atanasov” në Çikago. Është autore e koreografive profesionale, me të cilat valltarët marrin pjesë në të gjitha ngjarjet e rëndësishme të organizuara nga komuniteti bullgar në Çikago dhe në regjion dhe në të gjitha festivalet folklorike në SHBA dhe Kanada. Kohët e fundit ajo punon dhe në Floridë, ku është pedagoge e folklorit në shkollën bullgare në Sarasota. Konsulli i përgjithshëm i Bullgarisë në Çikago Ivan Ançev e cilësoi atë si një nga liderët e komunitetit bullgar në Çikago dhe në përgjithësi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Këngët dhe vallet popullore janë identiteti ynë, ato fije të padukshme të ADN-së bullgare, të cilat na lidhin në të gjitha kontinentet, kudo që të ndodhemi”, tha Nënpresidentja Ilijana Jotova duke e përshëndetur mbajtësen e dekoratës së sivjetshme “Bullgarja e Vitit”. Irinka Goçeva e pranoi çmimin me emocione të shumta. Tha se pas konfuzionit fillestar të provokuar nga lajmi për këtë njohje, ajo i ka thënë vetes “Bravo!”. Bravo edhe të gjithëve nga komuniteti bullgar, të cilët me dëshirën e tyre të madhe dhe entuziazmin e motivojnë që të krijojë mrekulli:

Kjo dekoratë për mua është një vlerësim i lartë, të cilin e pranoj jo personalisht – e pranoj në emër të të gjithë njerëzve rreth meje – është për familjen time, për tërë komunitetin bullgar në Çikago. Do të vazhdoj në të njëjtën mënyrë, me të njëjtin entuziazëm dhe me përgjegjësi, t’i shtoj njerëzit, të cilët e duan folklorin bullgar, vallet dhe traditat tona”

Ansambli i themeluar nga Irinka Goçeva “Vallja” ekziston tashmë 16 vjeç. Në fillimin e tij janë ajo dhe bashkëshorti i Irinkës Todor Goçev, bashkë me pesë entuziastë. Kurse tani në ansamblin kryesor vallëzojnë 70 kërcimtarë. “Ritmi dhe vallja janë një gjë e tërë dhe kur jemi në valle ndiejmë se si energjia kalon nga njëra dorë tek tjetra – thotë Irinka Goçeva dhe shton – “Vallja për mua është si narkotikë. Është diçka që në të kaluarën e ka ruajtur shpirtin bullgar, kurse sot ne kemi nevojë që të jemi së bashku dhe t’ia mbajmë dorën njëri-tjetrit. Dhe të mos harrojmë nga jemi dhe ku janë rrënjët tona”.

Duke hyrë në sallën e kërcimit, valltarët e ansamblit sikur kthehen në atdhe.

Unë e ndiej këtë në thelbin e shpirtit – përherë kam pasur një nostalgji të madhe për çdo gjë bullgare. Dhe pikërisht kur hyj në sallë ndihem në mënyrë më të mirë – harroj për gjithçka jashtë saj dhe përqendrohem vetëm mbi këtë që e bëjmë. Vallja dhe muzika bullgare më japin forcë dhe më ndihmojnë të vazhdoj të jetoj si emigrante. Sepse jashtë vendit nuk është e lehtë. Tërë ansambli – edhe të mëdhenjtë edhe të vegjlit kemi krijuar një Bullgari të vogël dhe kjo është diçka e mrekullueshme”.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Magjia e Krishtlindjes - nga bekimi i lashtë deri te shfaqja e plakut të mirë në trojet tona

Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..

botuar më 24-12-25 4.45.PD

Patriku Daniill: Me besim të gjallë, le t'i bëjmë zemrat tona grazhde, që në to të lindë Zoti i Mitur

Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse.  “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..

botuar më 24-12-24 6.05.MD

Në prag të Krishtlindjeve, i shohim me shpresë ditët në vijim

Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...

botuar më 24-12-24 5.55.PD