Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisioni Atletik i shtetit të Kalifornisë ndëshkoi boksierin Kubrat Pulev

Kubrat Pulev
Foto: EPA/BGNES

Komisioni Atletik i shtetit të Kalifornisë ndëshkoi boksierin Kubrat Pulev. Komisioni shpalli vendimin e vet pas skandalit me reporteren amerikane të puthur nga Pulevi Jennifer Ravalo, e njohur si Jenny SuShe, pas ndeshjes së bullgarit kundër rumunit Bogdan Dinu në Kaliforni gjatë muajit mars të këtij viti. Komisioni ndërpreu licencën e Pulevit në Amerikën Veriore deri në 23 shtator – 6 muaj pas datës së puthjes. Deri atëherë boksieri duhet të përfundojë një kurs për abuzimet seksuale. Përveç kësaj boksieri bullgar duhet të paguajë 2500 dollarë amerikanë. Më 22 korrik Pulev duhet të paraqitet përsëri para Komisionit dhe të prezantojë prova se e ka mbaruar kursin. Që atëherë ai mund të aplikojë për rimëkëmbjen e të drejtave të tij.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov me një mësim të hapur për fëmijë në Sofje para takimit me Novak Xhokoviç

Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena 8888 Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...

botuar më 24-09-10 6.23.MD
Canko Cankov

Canko Cankov notoi 108 km pa ndalesë në Danub

Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..

botuar më 24-09-09 10.16.PD

Startoi e dhjeta “Sofja Ekiden Maratona”.

Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..

botuar më 24-09-06 10.54.PD