Alpinisti bullgar Ivan Tomov është ngjitur në majën e katërt për nga lartësia – Lhotse (8516 metra), në orën 9.40, orë lokale, bashkë me rusen Nastja Runova, pa oksigjen suplementar dhe pa ndihmën e sherpëve. Në fund të shtatorit të vitit 2017 Ivan Tomov u ngjit në Manaslu (8156 metra), ndërsa gjatë 2014-ës u ngjit në Broad Peak (8047 metra) bashkë me alpinistin tonë të madh Bojan Petrov.
Lhotse është maja e parë e lartë mbi 8000 metra, të pushtuar nga alpinistët bullgarë. Kjo ndodhi më 30 prill 1981, ndërsa alpinisti i parë bullgar, i cili e valëviti flamurin tonë ishte Hristo Prodanov.
Para një dite dy bullgarë të tjerë – Atanas Skatov dhe Stefan Stefanov, u ngjitën në majën e tretë për nga lartësia në botë Kanchenjunga(8586 metra).Talenti sportiv bullgar, 20-vjeçar Karllos Nasar, i cili u bë kampion olimpik në peshëngritje, është fitues i çmimit “Ikari Sportiv” të Fondacionit “Sporti Bullgar” për vitin 2024. Nasar fitoi medaljen e artë në Lojërat e Parisit në kategorinë 89 kg,..
Kreu i shtetit Rumen Radev dekoroi sportistë të shquar bullgarë me Medaljen e Nderit të Presidentit. Në një ceremoni në Presidencë çmime morën Nonka Matova, qitëse sportive që mori pjesë shtatë herë në Lojërat Olimpike dhe fitoi mbi 600 medalje në..
Është koha që Bullgaria të ketë një stadium modern që mund të presë finalet e turneve evropiane të klubeve. Rreth këtij mendimi u bashkuan njerëzit më të rëndësishëm në futboll - presidentët e FIFA-së dhe UEFA-së - Xhanni Infantino dhe Aleksandër..
Në Bullgari flitet pak për mundjen e dorës si një sport prestigjioz, por vendi ynë mund të mburret se është një fuqi botërore dhe atletët tanë janë bërë..