Alpinisti bullgar Ivan Tomov është ngjitur në majën e katërt për nga lartësia – Lhotse (8516 metra), në orën 9.40, orë lokale, bashkë me rusen Nastja Runova, pa oksigjen suplementar dhe pa ndihmën e sherpëve. Në fund të shtatorit të vitit 2017 Ivan Tomov u ngjit në Manaslu (8156 metra), ndërsa gjatë 2014-ës u ngjit në Broad Peak (8047 metra) bashkë me alpinistin tonë të madh Bojan Petrov.
Lhotse është maja e parë e lartë mbi 8000 metra, të pushtuar nga alpinistët bullgarë. Kjo ndodhi më 30 prill 1981, ndërsa alpinisti i parë bullgar, i cili e valëviti flamurin tonë ishte Hristo Prodanov.
Para një dite dy bullgarë të tjerë – Atanas Skatov dhe Stefan Stefanov, u ngjitën në majën e tretë për nga lartësia në botë Kanchenjunga(8586 metra).Ylli bullgar i tenisit, Grigor Dimitrov, shfrytëzoi fjalë emocionuese, duke dërguar mesazhin e tij të dashurisë për sportin e tij të preferuar në rubrikën "Letër dashurie për tenis" të Shoqatës së Tenistëve Profesionistë, njofton Gong.bg. “Të..
Aleksandra Fejgin fitoi titullin në Turneun Ndërkombëtar të Patinazhit Artistik “Bosphorus Cup” në Stamboll. Bullgarja kaloi në epërsi në programin e shkurtër dhe në të artistik siguroi vendin e parë. E dyta përfundoi Anastasia Graçjova nga Moldavia..
Ylli bullgar i tenisit Grigor Dimitrov u nominua për Çmimin Sportiv të Asociacionit Botëror të Tenisit. Konkurrentët e tij për çmimin me emrin e tenistit legjendar Stefan Edberg janë Karlos Alkaraa nga Spanja, Kasper Ruud nga Norvegjia dhe..
Në Bullgari flitet pak për mundjen e dorës si një sport prestigjioz, por vendi ynë mund të mburret se është një fuqi botërore dhe atletët tanë janë bërë..