Kandidatët për kryeprokuror duhet të jenë të argumentuar mirë dhe t’u përgjigjen strikt kërkesave ligjore. Shoqëria pret rregulla të qarta në aplikimin e kritereve për pavarësi të kandidatëve. Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në një takim me Kryetarin e Gjykatës Supreme Administrative Georgi Çollakov. Bisedimi është pjesë e një serie prej takimesh, të iniciuara nga Presidenti lidhur me kriteret për zgjedhjen dhe të drejtat e kryeprokurorit të ri. Radev dhe Çollakov shqyrtuan gjithashtu shpejtësinë dhe efikasitetin e jurisdiksionit administrativ dhe të angazhimit të gjykatave, si aspekte të reformës gjyqësore.
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..