Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ekip bullgar krijoi një libër për fëmijë i cili mund të mbillet

Një libër për fëmijë, i cili përveç elementeve të detyrueshme – të ketë një histori magjepsëse dhe të zgjojë tek fëmijët një interes drejt leximit, përmban dhe fara për t’u mbjellë. Pas kësaj ideje  qëndron një ekip prej autorëve bullgarë.

Jo vetëm tregimi, por çdo një detal nga leximi është në përshtatje me vlerat ekologjike, thotë Darina Dimitrova:

Ato janë të përfshira në të - që nga prodhimi dhe specifikat teknike deri tek historia e autorit, e cila është e përpunuar prej psikologëve, thotë iniciatori i projektit.Në punimine librit nuk janë përfshirë idetë e biznesit për fitim. Qëllimi ynë është që të mund të kuptohet ideja e librit nga fëmijët dhe nga të moshuarit, të cilët e lexojnë bashkërisht. Materialet e përdorura për punimin e tij  janë të përshtatura me natyrën dhe mjedisin. Pjesa prej letre si dhe kopertina janë të bëra prej një letre 100% të ricikluar, e cila nuk është e zbardhur me kimikate. Fleta e sipërme e kopertinës së librit është e degradueshme natyrale, kurse boja e shkrimit është ushqyese. Boja e shkrimit mbi elementet, të cilat mbillen, është ekologjike dhe nuk e dëmton tokën. Kurse ngjitësja është prej sheqeri, mielli dhe uji.


Në libër është përdorur shkrim i posaçëm për njerëzit me disleksi. Në faqet e tij ka farëra të certifikuara - të zgjedhura posaçërisht dhe të seleksionuara, të luleve, frutave, perimeve dhe të llojevenë saksi të cilat mund të hahen. Ato garantojnë 98% mbirje dhe janë me një formë të vogël, kështu që të mund të integrohen në letër, por dhe të jenë “në hap” me durimin e fëmijëve - janë zgjedhur bimët që rriten dhe mbijnë shpejt, në mënyrë që të mund t’i angazhojnë fëmijët jo vetëm me mbjelljen, por dhe me rezultatin përfundimtar.”

Tregimi në romanin e fëmijëve prek tema, të cilat janë aktuale sa për fëmijët , kaq dhe për të moshuarit, por pa qëllim të japë mësime, saktëson Darina Dimitrova:

“Historia është për vajzën Bobo Bermundo dhe shokët e saj dhe sesi ata në mënyrë fare të natyrshme, në mënyrë krejtësisht fëmijërore, formojnë bandën “Reparti PiPeR”. Pas shkrimit të shkurtuar “PiPeR” qëndrojnë fjalët bullgare për aventura, sfida dhe vendime. Me shumë humor janë të përfshira temat për humbjen e kujtimit se cili qesh unë përpara dhe se kush jam tani unë, si dhe për shqetësimin fëmijëror, frikët, ndjeshmërinë, mirëkuptimin dhe kuptohet - për mjedisin rrethues. Qëllimi ynë asnjëherë nuk ka qenë të kthehemi në mentor, të tregojmë me gisht dhe të themi se çfarë duhet të jenë prindërit, ose fëmijët. Por më tepër me një ndjenjë humori të tregojmë midis të tjerave sesa të rëndësishme janë durimi dhe veprimet personale, si me ndihmën e tyre rastis një ndryshim pozitiv, se njeriu është ipërgjegjshëm për jetën e vet dhe për mjedisin përreth”.

Darina Dimitrova thotë se reaksioni, të cilin e merr ekipi është më e rëndësishmja për ta, si dhe se ka dëshirë, ide dhe një energji krijuese për projekte të reja:

“Kemi marrë njoftime me falënderime dhe me pyetje suplementare për librin. Kjo na sjell një kënaqësi të madhe  dhe shton kuptim ndaj punës sonë. Qëllimet tona që këtu e tutje  nuk janë të lidhura me botimin e një vargu prej librash. Ne duam të bëjmë materiale për lexim. Duam të punojmë nga ndonjë gjë dhe për të moshuarit si dhe për adoleshentët. Nuk është e detyrueshme që kjo të jetë nën formën e një libri. Por, akoma jemi në etapë “akumulim iidesë” dhe nuk mundim ta prezantojmë plotësisht.”

Ekipi nuk e ka patentuar produktin e vet me dëshirën që shembulli i tyre të mund të ndiqet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare përfundoi me sukses

Ditët e fundit, nga 19 deri më 25 Korrik, ishin më të bukurat për pjesëmarrësit në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare . Ato ishin të mbushura plot me emocione që do të ngelen në memorien e tyre për një kohë të gjatë.  U mbyll me..

botuar më 24-07-27 10.30.PD

Sukses bullgar në Turneun Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj në Budapest

Ekipi bullgar u prezantua në një nivel jashtëzakonisht të lartë gjatë Turneut Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj (IYPT) në Budapest, ku morën pjesë 38 vende nga e gjithë bota. Fizikanët bullgarë fituan medaljet e argjendta ekipore. Kjo është..

botuar më 24-07-27 9.15.PD

Pranojnë aplikime për rezidencë për përkthyes letrarë në bullgarisht

Data 9 tetor është afati i fundit për aplikime për rezidenca kërkimore për përkthyes letrarë nga bullgarishtja në kuadër të projektit Archipelagos, njoftoi fondacioni "Faqja tjetër". Rezidencat do të zhvillohen në Shtëpinë e Letërsisë dhe..

botuar më 24-07-26 6.31.MD