Zëvendëskryeministrja për politikën ekonomike dhe demografike Marijana Nikollova bëri të ditur se shteti ukrainas ka ripohuar se do të respektojë interesat e bashkësisë bullgare. Nikollova, e cila ishte e pranishme në ceremoninë e hyrjes në detyrë të Presidentit të ri të Ukrainës Volodymyr Zelensky nënvizoi se Bullgaria ka qenë shteti i dytë i ftuar për takim “sy më sy” me Presidentin e ri të Ukrainës. Në takim u ripohuan deklaratat e presidentit të mëparshëm të Ukrainës Petro Poroshenko sa i përket bashkësisë bullgare – ruajtja e tërësisë së rajonit të Bollgradit me popullsi mbizotëruese etnike bullgare dhe mësimi i gjuhës bullgare nga minoriteti bullgar. U ripohua edhe angazhimi për krijimin e një shkolle ukrainase, ku të mësohet gjuha bullgare, angazhim ky që u mor përsipër nga Kryeministri Bojko Borisov dhe nga Petro Poroshenko.
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..