Zgjedhjet Evropiane 2019: Zgjedhjet Evropiane filluan në disa vende, në Bullgari fushata po vazhdon

Sot filluan zgjedhjet për deputetë evropianë në Holandë dhe në Britaninë e Madhe, nesër ato do të vazhdojnë në Irlandë dhe në Çeki, më 25 maj janë në Letoni dhe Sllovaki, kurse në Bullgari dhe në vendet e tjera të BE-së do të jenë dietën e diel – më 26 maj.

Sondazhi më i ri i agjencisë “Trend” ripohon se erozioni në përkrahjen për GERB-in (31.5%) ka ndaluar dhe partia në pushtet është pak përpara Partisë Socialiste Bullgare (BSP) (30.4 për qind). Mirëpo, sociologët e agjencisë janë të mendimit se është më korrekte të flitet për paritet praktik, sepse përparësia është më tepër psikologjike dhe rezultatet përfundimtare do të varen kryesisht nga aktiviteti zgjedhor. Në vend të tretë do të jetë Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) me përkrahje prej 12.8 për qind, ndërsa VMRO – BND (Lëvizja Bullgare Kombëtare) është pothuajse në pragun e hyrjes në Parlamentin Evropian (5.88 për qind).

Më të ndryshme janë rezultatet e studimit të “Alpha Research”, sipas të cilit GERB është përpara BSP-së me afro 5 për qind (26.6 për qind). Mirëpo edhe sipas kësaj agjencie në vend të tretë është DPS (13.9 për qind), ndërsa në vend të katërt është VMRO-BND (6 për qind).

Në deklaratat e fundit në fushatën paraelektorale të BSP-së bën përshtypje ankesa se pak para zgjedhjeve partia është objekt presioni policor, administrativ dhe ekonomik.

Tani për tani nuk ka përgjigje nga ana e partisë në pushtet GERB kundrejt këtij ankimi dhe kritika e saj ndaj oponentit kryesor – BSP, është se ideja e socialistëve për pagë unike minimale evropiane është popullizëm.

Lideri i DPS-së Mustafa Karadajë u bëri thirrje përkrahësve të Lëvizjes për të deklaruar me votën e tyre më 26 maj “ndërrimin e pushtetit nacionalist” dhe kështu ta ndihmojnë Evropën në përpjekjet e saj për ndërprerjen e ksenofobisë, urrejtjes, ndarjes dhe kundërvënies.

Sot në mbrëmje VMRO-BND e mbaron zyrtarisht fushatën e vet paraelektorale me një koncert në qytetin Elin Pelin afër Sofjes.

Avokatja e Popullit Maja Manollova kërkoi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për t’u siguruar numërim manual i fletëvotimeve të votimit me makina, që të garantohet sigurimi i tij dhe të mos ketë dyshime se zgjedhjet janë manipuluar.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Ambasadori Raiytchevski në hapjen e Takimit të 15 Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë

Po vëzhgohet rritje e këmbimit të mallrave mes Bullgarisë dhe Shqipërisë

Shqipëria shënon 28 nëntorin, festën e saj kombëtare, pas një tërmeti të rëndë, i cili tronditi vendin para dy ditësh. Dhjetëra janë viktimat, qindra janë të lënduarit, ndërsa dëmet materiale janë serioze. Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së..

botuar më 19-11-28 11.16.PD
Marrëveshje kornizë për bashkëpunim strategjik nënshkruan në Uashington Presidenti amerikan Donald Trump dhe Kryeministri Bojko Borisov.

SHBA-ja do të kërkojë një pjesë nga projektet energjetike jo të realizuara ruse në Bullgari

Para nisjes së tij për në SHBA, Kryeministri Bojko Borisov deklaroi se nuk do të lejojë krijimin e një baze të NATO-së në bregdetin bullgar, duke kuptuar mirë se askush në Uashington nuk do ta kërkojë këtë nga Bullgaria. Aq më shumë se Presidenti..

botuar më 19-11-26 4.20.MD

Bisedimet e kryeministrit Bojko Borisov në Selanik – element nga dinamika e re në Ballkan

Në kuadrin e takimit të katërt të nivelit të lartë, që zhvillohet   në Selanik nën patronazhin e presidentit grek Prokopis Pavllopullos, kryeministri bullgar Bojko Borisov bisedoi me homologët e tij nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut – Kirjakos..

botuar më 19-11-15 3.15.MD