Çdo një prej nesh në një moment prej jetës së vet ëndërron se çfarë do të bënte dhe si do ta ndryshonte historinë, në qoftë se mund të kthehej disa mijëvjeçarë prapa. Udhëtimi në të kaluarën është subjekti i shumë ëndrrave, të cilat i mbajmë mend shumë kohë pasi zgjohemi. Pikërisht si një ëndërr e plotësuar dhe udhëtim me makinën e kohës na duket atraksioni për të cilin do t’ju tregojmë më poshtë. Emri i tij është “Parku historik”. Gjendet afër fshatit Neofit Rillski, ndërsa distanca që nga atje deri në kryeqytetin tonë detar Varna është vetëm 33 kilometra.
Parku është ndarë në disa epoka historike dhe ndodhet në një sipërfaqe prej mbi 500 dynymësh. Më shumë hollësi na solli përfaqësuesi tregtar i parkut Georgi Detelinov:
“Parku Historik kalon përmes epokave të neolitit dhe të halkolitit, përmes epokës romake, protobullgarëve, Mbretërisë së Parë dhe Mbretërisë së Dytë Bullgare. Po ndalojmë këtu, sepse deri në momentin e tanishëm ka shumë vende të bukura, ku mund të shihet historia jonë e Rilindjes. Ne duam të tregojmë atë që deri në këtë moment nuk është rimëkëmbur dhe ajo të jetë si një shtojcë e asaj që tashmë është bërë. Përveç shëtitjes së bukur që çdonjëri mund të bëjë, ai do të jetë protagonisti në vetë veprën. Do të mund të vishet me rrobat karakteristike, do të mësojë zanate të ndryshme, do të provojë ushqim autentik sipas recetave të vjetra. Përveç kësaj do të mund të përfshihet në sporte të ndryshme – hipizëm, qitje me hark, sundim kështjellash. Ka mundësi që të fluturojë me ballon dhe ta fotografojë parkun nga lart.”
Sa u përket turistëve, të cilët pritet që të vijnë te ne pas inaugurimit, z. Detelinov thotë se ata do të jenë si nga Evropa, ashtu dhe nga SHBA-ja, Kanadaja, Japonia, Koreja e Jugut...
Çdo një objekt në park është krijuar prej materialesh autentike – gur, dru dhe mermer, ndërsa investimi është me vlerë 50 mln euro dhe është krejtësisht bullgar, pa ndihmën e kredive, ose subvencioneve në kuadrin e programeve evropiane. Që nga fillimi i projekti para 8 vitesh deri tani me të janë angazhuar mbi 4000 veta. Pritet që projekti të përfundojë plotësisht gjatë vitit 2022, por deri atëherë çdo vit do të hapet një pjesë e re prej tij.
Më 22 qershor të këtij viti pritet që të hapen zonat e kohës së neolitit, halkolitit dhe pjesa trake, e cila përfshin pallatin e parë trak të rimëkëmbur krejtësisht, tempulli i Perëndeshës-Nënë, dy varreza trake, një vendbanim sllav dhe një vendbanim protobullgar me banesat e tyre karakteristike. Do të jenë gati edhe liqenet artificiale, si dhe një pjesë prej lokaleve, ku do të mund të provohen gjellët e epokave të ndryshme. Derisa shëtitin në park vizituesit do të shijojnë shumë rituale të rikrijuara në mënyrë sa më realiste. Kjo është e mundur në saje të punës këmbëngulëse të krijuesve të parkut me historianë dhe arkeologë të shquar.
Deri më 21 qershor të këtij viti çdonjëri do të ketë mundësinë të marrë hartën e tij të artë, individuale, ose familjare me zbritje për Parkun historik. Më shumë hollësi mund të gjeni në faqen e projektit.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: ipark.bg
Vendet turistike përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi mund të ndahen në dy kategori - moderne, të shquara për rrugët e tyre të zhurmshme dhe shumëngjyrëshe dhe në kategorinë e dytë janë qytetet-port dinjitoze, me një histori shekullore, përmes të..
Veliko Tërnovo është qyteti me pamjet më kulturore dhe historike në Bullgari. Nuk ka njeri në vendin tonë që nuk emocionohet kur hyn në Kryeqytetin e Vjetër të Bullgarisë, ndërsa të huajt mahniten nga arkitektura, shpirti i ruajtur dhe tiparet e..
Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..
Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në..
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej..