Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nënpresidentja Ilijana Jotova për Radio Bullgarinë: Inercia është më e rrezikshme sesa janë reformat

Sa më shumë lehtësojmë procedurën e vërtetimit të origjinës bullgare, aq më pak do të jenë shpërdorimet, është kategorike Ilijana Jotova

Fshati Kriniçnoe, Ukrainë

Faleminderit për mundësinë për të folur për Radio Bullgarinë, sepse transmetoni për bashkatdhetarët tanë jashtë shtetit – ky për mua dhe për institucionin tonë është prioritet i madh, nënvizoi Nënpresidentja Ilijana Jotova. Ndër kompetencat e institucionit në krye të të cilit zonja Jotova është tashmë dy vjet, përveç punës me komunitetet bullgare jashtë shtetit dhe ofrimit të shtetësisë bullgare, janë gjithashtu ofrimi i strehimit dhe e drejta e faljes së të dënuarve. Para se ta marrë postin e Nënpresidentit të Bullgarisë, Ilijana Jotova në vazhdim të tri mandateve me radhë ishte deputete në Parlamentin Evropian. Aktualisht puna e saj në lidhje me temën evropiane vazhdon me organizimin e laboratorëve studentorë “Evropa”, në të cilët diskuton me njerëzit e rinj në Bullgari të ardhmen e projektit evropian dhe pritjet e tyre të lidhura me të.

“Me sa duket po jemi në udhëkryq dhe kjo nuk është vetëm një klishe. Këtë herë jemi para një çështjeje të madhe të hapur – a do të zhvillohet në të ardhmen projekti evropian, apo do të vazhdojmë për inerci. Sipas meje tani inercia është më e rrezikshme sesa janë reformat në një apo tjetër drejtim. Nga deputetët e ardhshëm të Parlamentit Evropian pritet se do të jenë njerëz me vizion. Jo vetëm të kuptojnë problemet kombëtare, por të përpiqen të veprojnë për të mirën e përbashkët të të gjitha kombeve në Bashkim. T’i zhvillojnë institucionet dhe politikat evropiane në mënyrë që ta kthejnë besimin e qytetarëve evropianë. Cilat duhet të jenë prioritetet kryesore? Para së gjithësh – kundërvënia e varfërisë. Dhjetë vjet pas krizës së2008-ës ne nuk kemi një zgjidhje politike të këtij problemi. Po, ndoshta në fillim ishte logjike përkrahja e kompanive të mëdha, të cilat sigurojnë vendet e punës. Por kjo duhej të ishte politika e Bashkimit vetëm në vitet e para pas krizës. Tani duhet të mendojmë për jetën e secilit shtetas evropian.”

Një nga problemet e mëdha të Bullgarisë është demografia. Shteti ynë kërkon zgjidhjen e tij duke i tërhequr bullgarët, të cilët jetojnë jashtë vendit për arsim dhe për punë në Bullgari. Para pak kohe Nënpresidentja Jotova inicioi një sërë takimesh studentore, të lidhura me perspektivat për karrierë me një diplomë bullgare.

“U takuam me pesë universitetet, të cilat punojnë në përputhje me dy dekretet e Ministrisë së Arsimit, me të cilat shteti bullgar stimulon fëmijët me prejardhje bullgare të studiojnë në universitetet në Bullgari. Do të doja që këto universitete të ishin më aktive dhe të reklamonin “produktin” e tyre jashtë vendit. Sepse konkurrenca nga ana e shkollave të larta rumune (posaçërisht kur flasim për rajonin e Besarabisë në Moldavi dhe në Ukrainë), nga ana e universiteteve serbe dhe atyre ruse, është shumë e madhe. Dhe në këtë situatë në fakt ne ofrojmë mundësi, por nuk mund t’i plotësojmë vendet e ofruara nga Ministria e Arsimit në kuadrin e këtij programi – kjo është e turpshme për vendin tonë. Sepse këto diaspora bullgare jetojnë jashtë kufijve tona në vazhdim të 250 vjetëve dhe kanë ruajtur gjuhën dhe traditat e tyre bullgare dhe ne tani si shtet nuk mund t’i motivojmë këta njerëz të vijnë dhe të lidhin të ardhmen e tyre me shtetin tonë.”

Takimi në qytetin Varna me studentët nda diasporat historike bullgare

Akoma në fillimin e mandatit të saj si Nënpresidente gjatë takimeve të saj me komunitetet bullgare jashtë shtetit Ilijana Jotova lancoi idenë për themelimin e Institutit Kulturor Bullgar me qëllim përhapjen gjuhës bullgare dhe popullarizimin e arritjeve historike të vlerave kulturore të Bullgarisë. Qendrat që tani ekzistojnë pranë Ministrisë së Kulturës, janë një formë e vjetër dhe jo adekuate, është kategorike Ilijana Jotova.

“Ambicia jonë është më e madhe – nuk flas vetëm për një institut për gjuhën bullgare, por për një institucion siç janë Këshilli Britanik, Instituti Goethe dhe Instituti Francez. Kjo do të jetë një institucion kulturor – d.m.th. atje jo vetëm do të mësohet gjuha bullgare, por ai do të ndihmojë punën e asociacionit të shkollave bullgare jashtë vendit, do të sigurojë mësues të gjuhës bullgare, do të prezantojë kulturën bashkëkohore të shtetit tonë. Kjo do të thotë se emri i Bullgarisë do të përmendet me respekt për shkak të trashëgimisë sonë të madhe historike dhe kulturore – bëhet fjalë në vend të parë për influencë. Unë shpesh them se atje ku diplomacia e zakonshme nuk mund të arrijë sukses, kultura është gjëja, me të cilën Bullgaria mund “t’i hapë dyert e mbyllura.”

Tema për shtetësinë bullgare është me rëndësi të madhe për auditorin e Radio Bullgarisë, posaçërisht në vendet ballkanike – Shqipëri, Serbi, Maqedoninë e Veriut. Shpesh na pyesin cilat janë hapat konkrete për aplikim për pasaporta bullgare, pse nuk mund të orientohen në informacionin e ofruar nga shteti bullgar.

“Tani është formuar një grup pune pranë Zv.Kryeministres Marijana Nikollova, i cili deri në fundin e korrikut duhet të ofrojë masa konkrete për lehtësimin e Ligjit për shtetësinë bullgare. Sipas meje çertifikata për vërtetimin e origjinës bullgare nuk duhet të kërkohet si dokument. Aktualisht ligji është tepër liberal, ai ua jep të drejta shoqatave bullgare në diasporat historike të lëshojnë çertifikata të tilla. Këto organizata janë regjistruar në shtete të huaja dhe kjo do të thotë se Bullgaria nuk mund të ushtrojë kontroll mbi veprimtarinë e tyre. Në vend të dytë – janë shumë shpërdorimet me këto çertifiikata për origjinë. Ka raste të tjera në të cilat vendimet merren sipas kritereve subjektive – në bazë të dëshmive historike të shkencëtarëve nga fillimi i shekullit të kaluar apo nga fundi i sh. XIX për këtë se në rajonin konkret ka pasur popullsi me prejardhje bullgare, nganjëherë në bazë të toponimisë. Nuk është e mundshme që të gjitha këto kritere të përfshihen në një ligj, sepse ato janë tepër subjektive. Sipas meje kur aplikojnë për shtetësi bullgare, në vend të parë njerëzit duhet të dinë gjuhën bullgare. /.../ Duke folur për aspektin institucional të kësaj çështjeje, mendoj se me këto gjëra duhet të merret vetëm Ministria e Drejtësisë. Kurse Agjencia Shtetërore për Bullgarët jashtë Shtetit, po të vazhdojë të ekzistojë si institucion, duhet të merret vetëm me politikat konkrete të lidhura me bashkatdhetarët tanë jashtë vendit.”

Shkolla e së dielës në Budapest

Sa i përket festës sonë të madhe të shkrimit, kulturës dhe arsimit bullgar, Nënpresidentja Ilijana Jotova tha se po jemi dëshmitarë të “një proteksionizmi kombëtar në shumë shtete evropiane, i cili nuk e njoh rolin e Bullgarisë për ruajtjen dhe zhvillimin e veprimtarisë së vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij dhe për mbrojtjen e shkrimit të tyre”. Dhe prandaj duhet vazhdimisht të përmendim meritat e kombit tonë. Sepse nuk ka asnjë majë tjetër kulturore që mund të krahasohet me Shekullin e artë të mbretit tonë Simeon dhe të gjithët e njohin këtë. Por këtë e pohojnë shkencëtarët në librat e tyre, që nuk lexohen nga njerëzit e thjeshtë. Por ne sikur nuk arrijmë t’ua tregojmë këtë histori qytetarëve të tjerë evropianë dhe botës. Presidenca bullgare e Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila ishte e suksesshme në shumë aspekte, kishte një mangësi të madhe – nuk i përdorëm këto gjashtë muaj në mënyrë të mirë për të treguar se cilët jemi ne, nga vijmë dhe sa shumë kemi bërë për Evropën. Kështu detyra e secilit bullar është që të tregojë. Dhe të tregojë jo vetëm për Bullgarinë bashkëkohore, por edhe për të kaluarën tonë dhe për të ardhmen”.

“Të dashur bashkatdhetarë, krenohuni me këtë se jeni bullgarë. Për këtë se si një komb i denjë kemi krijuar një nga kulturat më të pasura dhe më të vjetra. Bullgaria është shteti, i cili shpëtoi shkronjat e vëllezërve të shenjtë, ne krijuam qytetërimin e tertë të krishterë – atë sllav, ne përhapëm nëpërmjet gjuhës shkrimin, kulturën, vlerat, me të cilat sot krenohemi aq shumë. Dhe këtë nuk duhet ta harrojmë. Krenohuni me këtë se jemi bullgarë dhe se me ne fillon shekulli i artë dhe më i ndritshëm i Evropës!”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD
At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD