Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bashkëpunimi mes inxhinierëve dhe mjekëve i ndihmon qindra njerëz të fillojnë të dëgjojnë

Për herë të 15-të Sofja ishte mikpritëse e konferencës ndërkombëtare për trajnim dhe rehabilitim të fëmijëve me dëgjim të dëmtuar me moto “Ti dëgjon”. Mjekët, logopedët, rehabilituesit, pedagogët e specializuar dhe ekspertët nga Bullgaria, Greqia, Rumania dhe Serbia u kushtuan vëmendje zbulimeve revolucionare në mjekësi, të cilat lejojnë që njerëz krejtësisht të shurdhër të fillojnë të dëgjojnë dhe të kenë një jetë normale. Forumi shkencor ishte pjesë e ngjarjeve të organizuara në Sofje me rastin e përvjetorit të 20-të nga operacioni i parë i zhvilluar në Bullgari për transplantim koklear.

Organizatorët e fushatës kujtojnë se rivendosja e dëgjimin për personat me humbje të rënda të dëgjimit është diçka e mundshme sot, por çdo gjë varret nga dëshira dhe përpjekjet e pacientëve dhe familjeve të tyre, siç edhe nga ndihma nga ana e shtatit. Në Bullgari ka 400 000 njerëz me probleme të tilla dhe sipas prognozave numri i tyre do të vazhdojë të shtohet. Aktualisht 40 mijë prej tyre janë fëmijë. Me moshën problemet e dëgjimit përkeqësohen dhe prandaj dy e treta e bullgarëve në moshë mbi 65 vjeç vuajnë nga probleme të tilla të rënda. Sipas statistikës për 20 vjet në Bullgari janë bërë 700 implantime kokleare. D.m.th. vetëm një pjesë e vogël e bullgarëve me dëgjim të dëmtuar kanë pasur mundësi të përfitohen nga kjo mundësi. Vetëm 25% prej bebeve të sapolindura me dëgjim të dëmtuar kanë implante të tilla. Komunikimi dhe puna e vazhdueshme e përbashkët e të gjitha hallkave të këtij sistemi – prindërit, pacientët, prodhuesit e implanteve, rehabilituesit dhe Arka Kombëtare e Sigurimeve Shëndetësore mund të arrijnë rezultate akoma më të mira – mendon përfaqësuesi i kompanisë së vetme, e cila importon implante kokleare tek ne. Çdo njeri, i cili dëgjon falë implantit koklear e ka marrë konsultimin e tij të parë nga inxhinieri mjekësor Todor Abaxhiev në Sofje. Tashmë 15 vjet me radhë ai punon bashkë me mjekët me qëllim që të gjejë zgjidhjen më të mirë individuale për secilin pacient. Shumica e pacientëve janë fëmijë në moshë rreth një vjeç dhe ata kërkojnë vëmendje të posaçme dhe shumë durim.

Prindërit më kërkojnë jo vetëm për aspekte teknike, por edhe për shumë pyetje të tjera dhe qëllimi është që dobia e implantit të vendosur të jetë maksimale”  shpjegoi inxhinier Todor Abaxhiev – “Pjesa teknika e punës sime fillon akoma me bisedat paraprake me prindërit, kur ne si specialistë jemi detyruar t’i sqarojmë parametrat teknike dhe përfitimet, të cilat japin implantet. Etapa tjetër është kontrollimi i tyre para vendosjes me anë të operacionit. Më vonë ka nevojë dhe për caktime të tjera, të cilat janë shumë të rëndësishme. Bashkë me mjekët ne bëhemi pjesë e familjeve, të cilat kanë fëmijë me pajisje të tillë.

Kompania, të cilën unë e përfaqësoj, përpiqet të ofrojë çdo vit modele të reja të këtyre sistemeve, sepse progresi teknologjik është i madh dhe zhvillohet me ritme tepër të shpejta. Ne nuk mund të zëvendësojmë dëgjimin që e kemi nga natyra, por përpiqemi ta kompensojmë mungesën e tij dhe të arrijmë rezultate sa më të mira”.

Përvoja me vendosjen e aparateve të tilla në Bullgari tregon se shumë prej pacientëve me implant kohlear përshtaten tërësisht dhe bëhen qytetarë me pjesëmarrje të mirëfilltë në shoqëri, të cilët punojnë dhe sjellin dobi për vendin tonë.

Bile pacientët më të vegjël mësohen shpejtë me këtë perceptim dhe problemet më të vogla si për shembull ndërrimi i baterive që vazhdon jo më shumë se disa sekonda shkakton për ta diskomfort – vazhdon inxhinier Abaxhiev. Për këtë arsye qëllimi ynë është që t’i evitojmë problemet teknike. Në këtë implant nuk ka element që mund të rrezikojë jetën e pacientit dhe në fakt çdo gjë mund të gjejë zgjidhjen e vet të përshtatshme. Dhe në të njëjtën kohë dobia prej kësaj pajisje të vogël është e madhe – prandaj përpiqemi të përfshijmë sa më shumë të shurdhër  në këtë proces.“

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për çfarë është dhe kujt i duhet një vizë e tipit A?

Në një seri materialesh do t'ju tregojmë për vizat që kërkohen për qëndrim dhe kalim tranzit përmes Bullgarisë, si dhe për qytetarët e të cilave shtete kanë nevojë për to. Siç dihet, nga 31 mars 2024, Bullgaria është pjesë e zonës Shengen nga ajri dhe..

botuar më 24-07-08 7.20.PD
Shkaba Egjiptiane

Dy shkaba egjiptiane u çelën në Rodopet

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet si specia më e rrezikuar në Gadishullin Ballkanik. Zogu femër, i quajtur Izi, u çel dhe u rrit..

botuar më 24-07-07 1.53.MD

Festa e kajsisë në Tutrakan

Qyteti danubian i Tutrakanit mbledh prodhuesit e kajsive të rajonit për festën tradicionale "Tutrakan - Kryeqyteti i Kajsisë". Adhuruesit e frutit të shijshëm takohen të dielën për të 20-tin vit radhazi. Siç e dikton tradita, do të prezantohen..

botuar më 24-07-07 9.30.PD