Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

143 vjet Hristo Botevi është simbol i lirisë bullgare

Monumenti në majën Okollçica dhe “Çeta e Botevit zbret në bregun e lumit Danub”, piktor: Dimitër Gjuxhenov
Foto: arkiv

Më dy qershor festojmë Ditën e Botevit dhe të të vrarëve për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë. Pikërisht në orën 12, sirenat në të gjithë vendin lajmërojnë për të mbajtur 1 minutë heshtje në shenjë nderi përpara trimërisë së tyre.

Në këtë datë të lavdishme, pas një beteje të rëndë në malin Stara Pllanina afër qytetit Vraca me ushtrinë osmane, çerkezët dhe forcat bashibozuke, në mbrëmje një e shtënë e rrëzon poetin-revolucionar. Hristo Botevi e përkushton jetën e vet të shkurtër në emër të lirisë së Bullgarisë. Në kulmin e Kryengritjes së Prillit gjatë vitit 1876, poeti bëhet vojvodë. Organizon në Rumani një çetë prej 200 vetave, me të cilën kalon lumin Danub me anijen austriake “Radecki”. Më 29 maj të vitit 1876, Hristo Botevi dhe rebelët e tij detyrojnë kapitenin e anijes të zbarkojë në bregun bullgar tek fshati Kozlloduj. Marshimi i tyre i guximshëm nuk takon përkrahjen e pritur në Rrethin e Tretë Revolucionar me qendër qytetin Vraca. Më 1 qershor 1876, çeta arrin pjesën perëndimore të malit Stara Pllanina, ranë qytetit Vraca dhe ku zë pozita në jug të majës Volla, nëpër majat Kamarata, Pupena dhe Okollçica. Të rrethuar nga të tria anët zhvillojnë betejë gjatë gjithë ditës. Në perëndim, kur beteja përfundon, shtabi i çetës mblidhet, që të shqyrtojë veprimet e mëtejshme. Pikërisht atëherë Hristo Botevi është vrarë. Pavarësisht nga vdekja e poetit dhe shpartallimi i çetës, trimëria e tyre bën jehonë në Evropë dhe e tërheq vëmendjen publike drejt popullit të robëruar bullgar. Pushtimi i anijes “Radecki” ka një efekt të madh propagandues. Pjesa më e madhe e publikimeve  në gazetat perëndimore për kryengritjen bullgare janë lidhur pikërisht me këtë episod. Tanimë 143 vjet Botevi vazhdon të jetë simbol i luftës bullgare për liri. Bashkë me Vasill Levskin janë imazhet emblematike të panteonit kombëtar bullgar dhe lenë një gjurmë të ndritshme në vetëdijen e të gjithë brezave bullgare. Dita e Botevit kremtohet zyrtarisht që nga viti 1901. Sipas traditës, në fund të muajit maj, qindra pelegrinë kalojnë 120 kilometrat nga bregu i qytetit Kozlloduj deri në majën Okollçica në Ballkanin e qytetit Vraca. Pothuajse që të gjitha vendet simbolike të lidhura me rrugën e çetës janë përfshira në listën “100 objektet kombëtare turistike”.

Sivjet Ditët e Botevit filluan më 24 maj me një spektakël me zë dhe dritë në qytetin Vraca, nën patronazhin e presidentit Rumen Radev. Në programin e pasur kulturor dhe muzikor janë përfshirë koncerte, lexime letrare, lojëra edukative të kushtuara guximit dhe trimërisë së poetit dhe krijimeve të tij gjeniale letrare. Pika kulmuese e festimeve është pelegrinazhi deri në vendin e vdekjes të poetit në vendin “Kamarata” dhe mitingu festiv me fishekzjarrë për nder të të vdekurve për lirinë e Bullgarisë më 1 qershor rreth monumentit të Botevit në qytetin Vraca.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Manastiri i Bakaxhikut ruan relikte të çmuara nga Çlirimi i Bullgarisë

Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..

botuar më 24-11-03 6.30.PD
Këshilli i Apostujve të Shenjtë

Hristo Cokev - një nga artistët e parë me arsim akademik para Çlirimit

Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...

botuar më 24-11-01 7.20.PD

Muzeu në Razgrad ofron një turne falas përmes Abritusit të lashtë

Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..

botuar më 24-10-30 7.20.PD