Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Situata në Plovdiv po normalizohet pas përmbytjeve

Foto: lumi Jantra

Pas shirave të stuhishëm gjatë ditëve të fundit në qytetin e dytë bullgar për nga madhësia - Plovdiv, situata aty pak nga pak u normalizua. Reshjet e mëdha përmbytën ndërtesa publike dhe private. Për shkak të situatës u mblodh Shtabi i Krizave. U dha ndihma e duhur për nxjerrjen  e njerëzve të cilët kishin mbetur në rrugë me automobilat e vet, si dhe të invalidëve të cilët jetojnë vetëm në banesat e tyre të përmbytura. Shira të stuhishëm u derdhën dhe në qytete të tjera të vendit . Në qytetin Veliko Tërnovo lumi Jantra doli nga shtrati. Uji ka arritur deri në portat e kishës historike “Sh. 40 Dëshmorët e Sebastisë“ që është në pjesën më të ulët të qytetit dhe ka rrezik të përmbushë brendësinë e kishës.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 gushtin

Të mërkurën masa ajrore në vend do të mbetet e paqëndrueshme. Para mesditës, mbi Bullgarinë Lindore do të zhvillohen vranësira Në disa vende do të ketë reshje shiu afatshkurtra, përkohësisht intensive, të shoqëruara me bubullima. Ka edhe kushte..

botuar më 24-08-27 7.30.MD

Presioni i emigrantëve në kufirin bullgaro-turk është në rënie

Presioni i emigrantëve në kufirin bullgaro-turk është ulur me 70% krahasuar me vitin e kaluar. Kjo u bë e ditur nga kryekomisioneri Anton Zllatanov, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kufitare pas një takimi me drejtorin ekzekutiv të..

botuar më 24-08-27 5.23.MD

Qeveria e përkohshme u betua

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Popullor, anëtarët e Këshillit zyrtar të Ministrave, të emëruar me dekret të presidentit Rumen Radev, së bashku me kryeministrin Dimitër Gllavçev, bënë betimin para deputetëve të popullit. Në prani të..

botuar më 24-08-27 12.31.MD