Ambasadori i SHBA-së në Bullgari Eric Rubin shprehu shpresë se negociatat për avionët luftarakë F-16 do të përfundojnë së shpejti me sukses. Pas miratimit nga ana e Kongresit të SHBA-së, qeveria bullgare është ajo prej së cilës varet arritja e marrëveshjes. “Nuk mund të shpjegoj detaje, por shpresojmë se së shpejti do të kemi rezultat pozitiv” – deklaroi Ambasadori para Radios Kombëtare Bullgare. “Nuk jam gati t’u përgjigj pyetjeve të lidhura me çmimin. Po punojmë shumë fortë me aleatët dhe partnerët tanë bullgarë për këtë marrëveshje, e cila do të jetë e pranueshme për të dyja palët. Jam optimist” – tha Eric Rubin. Ministri i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov komentoi se çmimi i pritshëm është rreth 1,1 miliardë dollarë . Filloi afati dyjavor brenda të cilit qeveria amerikane do t’ia ofrojë Bullgarisë projektmarrëveshjen.
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..
Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet..