Për një mungesë të konsiderueshme të ilaçeve në vend sinjalizoi kryetari i Dhomës Kombëtare të Farmacistëve Anton Vëlev. Vetëm për një vit nga tregu bullgar janë zhdukur 160 medikamente, ndër të cilat ka edhe jetëshpëtuese. Ndër arsyet për këtë është sistemi i llogaritjes së çmimeve në Bullgari, i cili e bën Bullgarinë një treg jointeresant për prodhuesit e mëdhenj të ilaçeve dhe ata tërhiqen nga vendi. Shkaqet e tjera janë rieksporti, dhe kjo se jo të gjitha kompanitë janë gati t’i prodhojnë paketat e reja me shenjat e kodimit të kërkuara nga Bashkimi Evropian për verifikim. Vëlevi bëri thirrje për bashkërendimin e politikës kombëtare për medikamentet, e cila do të parandalojë probleme të tilla.
Furnizuesi shtetëror i gazit "Bulgargaz" ngriti padi kundër kompanisë ruse "Gazprom Export" para Gjykatës së Arbitrazhit të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë në Paris, njoftoi kompania bullgare. Pala bullgare kërkon kompensim prej më shumë se 400..
Kreu i "Demokratëve për Bullgarinë e Fortë" (DSB) Atanas Atanasov tha për BNT se në "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) duhet të krijohet një organ i vetëm për të diskutuar të gjitha çështjet dhe për të marrë vendimet e..
Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski deklaroi se të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut respektohen, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për “minoritetin maqedonas” në Bullgari, njofton BGNES. Në një takim në Universitetin “Xhons Hopkins”..
Partia Socialiste Bullgare (BSP) nuk do të marrë pjesë në bisedimet me Lëvizjen për të Drejta dhe Liri (DPS) për mandatin e dytë, njoftoi qendra e..
Pa pasur qartësi se kur do të jepet saktësisht mandati i dytë eksplorues për formimin e qeverisë, GERB deklaroi në një deklaratë për shtyp se grupi..
Ekspozita udhëtuese "Gjurmët e zhdukjes" paraqet forma të punuara prej biomaterialesh të gjurmëvetë kafshëve të rrezikuara në malin e Rodopeve, të..