Çlirimi i Bullgarisë nga sundimi osman (1878) lind ngjarje dhe dukuri, të cilat do të paracaktojnë rrugën tonë të qytetërimit. Me pranimin e Kushtetutës së qytetit VelikoTërnovo fillon ndërtimi institucional i shtetit bullgar. Kurse gjithnjë e më shumë qytetarë presin me krahë të hapur zakonet dhe traditat evropiane, kulturën si dhe mënyrën e jetesës. “Tonin“e ri në atdheun e ri e jep kryeqyteti i vjetër bullgar- Veliko Tërnovo.
Gjatë kohës së Asamblesë Kushtetuese /gjatë vitit 1879, për pranimin e Kushtetutës/ jo vetëm që vihen themelet e Bullgarisë së lirë, por në qytet zhvillohet dhe parada e parë e modës, dueli i parë për shkak të dashurisë -tregon Todorka Nedeva nga muzeu historik regjional në qytetin Veliko Tërnovo. Lindin po kështu një sërë ngjarjesh kulturore nën ndikimin e Evropës-krijohet muzika e parë frymore bullgare, zhvillohet shfaqja së parë teatrale në të hapur nga trupa amatore vendase.
Në vitet e pasçlirimit ndihen dhe ndikimet e para të modës evropianoperëndimore-kështu nëpër rrugët e qytetit Veliko Tërnovo, zonja elegante si dhe zotërinj në veshje të stilit francez takohen në rrugë me njerëz të veshur në veshjet tradicionale bullgare. Por, me një rezistencë të ashpër nga qytetarët më konservativ, priten dukuritë dhe tendencat e reja të modës. Këto janë për shembull fustanet e bukur të gjatë me dekolte të thellë, kapelat me pula të strucit dhe kapelat me një rrjet fin përpara syve.Shtypi vendas tall e përbuz jo vetëm veshjet e grave , të lejueshme vetëm nëpër lokalet ku burrët kërkojnë gra për dëfrim, por më vonë dhe kinematografin, gramafonin, ndeshjet e futbollit, romanet e dashurisë, duke i dënuar si një “qytetërim i keqkuptuar”. Për mbartës të kësaj sjellje të papranueshme janë treguar disa intelektuale, mësuese dhe nëpunëse, të cilat janë të emancipuara nga ana ekonomike, bile ngulmojnë për divorc për shkak të prapambetjes të bashkëshortëve të vet. Del se pikërisht këto gra të cilat më shpejt e kapin mënyrën moderne të jetës, pikërisht ato e diktojnë modën e qytetit. Gjatë asaj kohe qyteti Veliko Tërnovo disponon me atelie të shumta të modës. Por, “bujarët e pasur” /siç i quajnë banuesit e Tërnovos në analogji me aristokratët tanë mesjetar përpara pushtetit osman/ porosisin rroba të reklamuara në revistat franceze – për ditët e zakonshme, për ballot dhe për ngjarjet e tjera zyrtare.
“Gratë e krahinës konsiderohen si ndjekëse të modës, por nuk bien mbrapa dhe “bujarët” të cilët në atë kohë kanë mbajtur shumë për pamjen e tyre dhe stilin tepër fin evropian-tregon Todorka Nedeva. Në fakt, mjeshtrit më të afirmuar kanë punuar pikërisht veshjen e qytetarëve nga Tërnovoja.
Përveç kësaj në qytet kanë mbërritur burra finë e të pasur nga e gjithë Bullgaria Veriore, që të porosisin rroba tek rrobaqepësit e qytetit Tërnovo. Modistet po kështu kanë qenë të mira në zanatin e vet- ato kanë marrë revista me prerje nga Evropa Perëndimore dhe i kanë qepur rrobat tamam si nëpër revista. Por sikurse me një talent vetjak janë dalluar më tepër gratë të cilat kanë punuar me shtiza dhe me grep bluzat moderne për atë kohë, pulovra dhe xhaketa. Shërbimet e tyre i kanë vlerësuar dhe zonjat nga qyteti Ruse, nga qyteti Svishtov , që të pronësojnë diçka interesante dhe origjinale në gardërobën e tyre”.
Në qoftë se me një makinë të kohës kthehemi në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit të kaluar, do të hyjmë në ndonjë gravurë të një mjeshtri të vjetër-në të zonjat e veshura në rroba tepër të bukura, paraqesin dhe prezantojnë me fines, kurse zotërinj me pallto dhe me cilindër në mënyrë fine dhe elegante mbështetet mbi bastun
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv
Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..
Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..
Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..