Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fitorja historike e “Dardanëve” në Sofje

Foto: BGNES

Kosova arriti një fitore historike, duke mundur kombëtaren bullgare të futbollit, me rezultat 2-3, në ndeshjen e zhvilluar në Sofje. Bullgaria dhe Kosova u ballafaquan në kuadër të kualifikueseve për EURO 2020. Kjo është ndeshja e katërt me radhë të bullgarëve pa fitore. Mysafirët zbllokuan llojën në minutën e 13-të me gol të yllit Milot Rashicës dhe në finish të pjesës së parë Popovi barazoi shifrat. Bullgarët mirë e nisen pjesën e dytë, dhe në minutën e 55-të me anë te Dimitrovit kaluan në epërsi prej 2-1, por mysafirët, të cilët gjatë gjithë ndeshjes patën epërsi, përmes Vedat Muriqit barazuan përsëri shifrat në 2-2 në minutën e 64-të. Në minutën e 90+1’ erdhi dhe goli  i shumëpritur për “Dardanët”  përmes Elbasan Rashanit, i cili i siguron tri pikë të mëdha Kosovës, dhe fitoren e parë të kombëtares së Kosovës në kualifikueset e Evropianit të ardhshëm. Kështu vitin e ardhshëm bullgarët nuk do të kenë mundësi të luajnë në EURO 2020. Pas humbjes kapiteni i skuadrës Ivelin Popov tha se kosovarët kanë qenë më të mirë dhe loja e tyre ka qenë më agresive dhe e suksesshme.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili e përcolli nga afër Kombëtaren e Kosovës, pas ndeshjes shkoi në zhveshtore tek lojtarët për të festuar këtë fitore të madhe. “Djem e keni kënaqur një komb, secili prej jush ka luajtur më shpirt. Sot keni bërë histori”, tha Veseli.

Ngjarje e rëndë ka ndodhur në tribunë  para ndeshjes mes Bullgarisë dhe Kosovës, transmetoi RTK. Nënkryetari serb i Federatës së Futbollit të Kosovës, Predrag Joviq, është alivanosur në tribunë. Ai ka pësuar sulm dhe në ndihmë i ka dalë Bekim Haxhiu – ish- nënkryetar i FFK-së dhe mjek me profesion. Joviq është dërguar me urgjencë në njërin nga spitalet e Sofies, por që ende nuk dihet gjendja e tij.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov pati një fillim të shkëlqyer në turneun Masters në Romë

Bullgari më i suksesshëm në tenis, Grigor Dimitrov, e nisi pjesëmarrjen në turneun “Masters” në Romë me fitore ndaj japonezit Yoshihito Nishioka me 7:5, 6:4 për 1 orë e 39 minuta lojë. Kundërshtar i Dimitrov në raundin e tretë do të jetë..

botuar më 24-05-10 4.47.MD

Një ekspozitë fotografike paraqet momentet më të ndritshme të sportit bullgar

Një ekspozitë prej 60 fotografish me momentet më të paharrueshme të sportit bullgar dhe atij ndërkombëtar të viteve të fundit mund të shihet nga 10 deri më 21 maj në një galeri të hapur në "Urën e të Dashuruarve" pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës në..

botuar më 24-05-10 6.15.PD
Borjana Kalejn, foto: Federata Bullgare e Gjimnastikës Ritmike - Facebook

Tre medalje ari dhe një argjendi për Kalejn dhe Nikollovën në finalet e Kupës Evropiane në Baku

Katër medalje fituan gjimnastet individuale bullgarë në finalet e kombinimeve me veglat e veçanta të Kupës së parë evropiane të gjimnastikës ritmike, që po mbahet në Baku. Borjana Kalejn fitoi një medalje të artë me top dhe fjongo, si dhe një..

rinovuar më 24-05-05 4.12.MD