Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Allbena Sitnillska ka suksese dhe në ringun profesional

Një bukuroshe bionde me muskuj si shkëmb, kampione e artë në garat më të mëdha luftarake sportive nëpër botë dhe kohët e fundit dhe fituese në ringun profesional – Allbena Sitnillska mban në kraharor medalje sa për një skuadër të tërë sportistësh. Në historinë e saj personale të një luftuesi deri tani ka regjistruar 28 tituj evropian dhe 3 tituj botëror në disiplinat e veçanta në taekwondo, plus një botëror dhe dy evropiane në kickbox.

Si adoleshente dëshira e saj për t'u marrë me sport rastësisht e çon në sallën e sporteve luftarake."Taekwondoja më zgjodhi mua, pohon ajo dhe nuk e braktis sportin e madh tanimë 22 vjet. Takimi im i parë qe gjatë vitit 1998. Mamaja ime po kështu ishte e pranishme në publik dhe më tha: “Asnjëherë më nuk do të merresh me këtë sport, kjo nuk më pëlqen”. Por unë vazhdova dhe kështu deri më sot. Taekwondoja më pëlqeu akoma me hyrjen në sallë. Atëherë vajzat dhe djemtë nga klubi qenë kthyer nga një garë, patën fituar medalje dhe tregonin histori nga ringu. Dhe mua kjo më tërhoqi – kërkova që të provoj se cila është ndjenja, kur fiton."

Në ring kampionia frymëzohet me adrenalinë dhe me sfida, të cilat e detyrojnë që të ndihet e gjallë. Zgjedh linjën e luftëtarit për mënyrë të jetesës. Prandaj dhe e regjistron filozofinë e vet në një tatuazh të madh të një gruaje – samurai në njërën dorë.

"Vullneti, dëshira për fitim, mjeshtëria të nxjerrësh më të mirën nga vetja-mbase këto janë anët e mia të forta mendon sportistja. Dhe kuptohet, cilësitë fizike, të cilat formohen gjatë viteve në stërvitje. Në qoftë se ke vullnet dhe zemër, kjo të ndihmon shumë, sepse vullneti për një fitore vjen nga zemra."

Pavarësisht nga situatat e rrezikshme në ring, Allbena Sitnillska sikurse dhe për një moment nuk ka menduar që të ndalojë. Trauma e saj më e rëndë e nxjerr nga radhët për një vit të tërë, me qenë se gjatë një kërcimi dëmton rëndë njërin gju. Por, sprova në sport është kompensuar nga një gëzim i madh në jetë lindja e vajzës së saj Hristeja.

"Mendoj se jam një njeri i fortë - e di shumë mirë se çfarë dua dhe mundohem të japë çdo gjë nga vetja ime që të mund ta realizoj është kategorike Allbena, e cila kthehet në mënyrë triumfale. Kurse për veten time kam dëgjuar gjëra të shumta, përfshi dhe “O, Zot çfarë krahësh ka kjo femër!” Mbase sepse me fizikun tim u krijojoj komplekse meshkujve.

Kohët e fundit Allbena paraqitet dhe në ringun profesional në kickbox, ku luajti dy ndeshje në kafaz dhe shënoi dy fitore në gala-mbrëmjet në bazë të rregullave të K1. Sportistja ka një marrëveshje dyvjeçare me vargun SFC - The Matrix, sipas së cilës duhet të luajë minimum akoma 4 ndeshje profesionale. Ndërkohë gjatë muajit gusht do të ketë dhe një kampionat botëror në taekwondo në qytetin Plovdiv.

"Medalja më e shtrenjtë për mua është medalja e parë e artë nga kampionati evropian kthehet drejt fitoreve të saj më të mëdha kampionia. Gara u zhvillua në atdhe gjatë vitit 2004 dhe qe një gjë e jashtëzakonshme sepse euforia e publikut bullgar qe e madhe. Kurse medalja tjetër më e shtrenjtë për mua është ajo e artë nga kampionati botëror në kickbox gjatë vitit 2013. Mbase do të tingëllojë pak jo modeste, por në të nuk pata konkurrencë të madhe dhe shumë lehtë e fitova titullin, gjë e cila më detyron të besoj se mundem me sukses të garoj në këtë disiplinë, aq më tepër se kjo qe mezi gara ime e dytë ndërkombëtare."

Një nga ëndrrat e paarritura të Allbena Sitnillskës është të marrë pjesë në garë në olimpiadë. Por, kjo nuk varet prej saj, me qenë se disiplinat e saj akoma nuk kanë karakter olimpik. Aktualisht po zhvillohen bisedime që kickboxi të lejohet në këtë forum të madh sportiv. Por, a do ta shikojmë gruan më rrezikuese në botë akoma mot në Tokio, këtë do ta tregoj koha.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov (majtas) dhe Novak Gjokoviq

Grigor Dimitrov mposhti Novak Gjokoviq në një ndeshje bamirësie në Sofje

Tenisti më i mirë bullgar, Grigor Dimitrov, mposhti kampionin olimpik nga Lojërat Paris 2024, Novak Gjokoviq, në një ndeshje bamirësie në Sofje të organizuar nga Fondacioni “Grigor Dimitrov”. Ndeshja përfundoi me rezultat 6:4, 2:6, 10:6 për..

botuar më 24-09-18 8.56.PD
Grigor Dimitrov (djathtas) dhe Novak Gjokoviq

Grigor Dimitrov dhe Novak Gjokoviq takohen në një ndeshje bamirësie në Sofje

Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..

botuar më 24-09-17 2.39.MD
Bullgaret kundër Zimbabvesë (nga e majta në të djathtë): Nurgyll Salimova, Viktoria Radeva, Bellosllava Krësteva dhe Gergana Pejçeva

Shahistet bullgare e nisën me fitore pjesëmarrjen në Olimpiadën e Budapestit

Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva,..

botuar më 24-09-12 9.48.PD