Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Rumania janë vendet më paqësore në Ballkan

Foto: arkiv

Bullgaria dhe Rumania janë vendet më paqësore në Ballkan dhe zënë vendin e 25 dhe 26 në klasifikimin “Indeksi global i paqes” të Institutit të Londrës për ekonomi dhe paqe. Sofja dhe Bukureshti i tejkalojnë shumë fuqi kryesore botërore, përfshi Shtetet e Bashkuara, të cilët janë në vendin e 128. Të dyja vendet ballkanike janë fare afër Gjermanisë, e cila është e 22-ta në listë. Serbia dhe Shqipëria zënë vendin e 50 dhe të 51. Greqia, e cila është një nga vendet kryesore jo vetëm në Bashkimin Evropian por, dhe në botë për nga shpenzimet për mbrojtje, është e 65-ta. Turqia është shteti më jopaqësor ballkanik në vendin e 152. Pas saj në vendin e 154 prej 160 vendeve është vetëm Rusia.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Trenat gjermanë nisen midis Sofjes dhe Burgasit

Ministri zyrtar i transportit dhe komunikacioneve Georgi Gvozdejkov dhe ambasadorja gjermane Irene Maria Plank prezantuan vagonët e modernizuar gjermanë të përdorur, të cilët i morën Hekurudhat Shtetërore Bullgare, njoftoi BGNES. Ata do të..

botuar më 24-06-22 4.35.PD

Parashikimi i motit për 22 qershorin 2024

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi lindor-juglindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 34° dhe 39°, në Sofje rreth 34°. Në zonat malore do të mbajë mot..

botuar më 24-06-21 7.35.MD

Presidenti njoftoi se kur do të fillojnë konsultimet për një kabinet të ri

Presidenti Rumen Radev do të fillojë të hënën (24 qershor) konsultimet me grupet parlamentare në Asamblenë e 50-të të Kuvendit Popullor, njoftoi Presidenca. Konsultimet mbahen në përputhje me Kushtetutën përpara se kreu i shtetit t'i japë një mandat..

botuar më 24-06-21 2.36.MD