Super-kompjuteri, i cili do të ndërtohet në Bullgari është po kaq i fuqishëm sa kompjuteri në NASA. Këtë e theksoi shefi i Drejtorisë së Përgjithshme “Ndërlidhja” pranë Komisionit Evropian Roberto Viola pas takimit me Kryeministrin Bojko Borisov dhe Komisioneren evropiane për ekonominë dhe shoqërinë digjitale Maria Gabriel. Gabriel vuri në dukje se Bullgaria do të bëhet një nga tetë vendet në Evropë, në të cilat do të ketë super-kompjuterë dhe kjo do t'i ndihmojë Bullgarisë të rifitojë pozitën e vet prijëse në këtë sferë. 8 qendrat do të përkrahë shkencëtarët evropianë dhe do të punojnë aplikacione të reja – që nga krijimi i ilaçeve deri tek lufta me ndryshimet klimatike. Bullgaria do të japë 12 milionë euro për super-kompjuterin i cili do të duhet të jetë gati deri në vitin 2020.
Në programin e ditës së parë të edicionit të sivjetmë të festivalit ndërkombëtar “Velenxa Ballkanike” në fshatin Shishkovci , komuna e Kjustendilit, përfshihen ekspozitat “Velenxat e Kraishteto”, “Veshjet në Kraishteto nga fillimi i shekullit të..
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Ditën e premte do të jetë kryesisht me diell. Para mesditës, vranësirat do të fillojnë të shtohen nga perëndimi, ndërsa pas mesditës në shumë zona të Bullgarisë..
Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova do të vizitojë Bullgarinë më 13 shtator, njoftoi BTA, duke cituar informacione nga Zyra e Presidentit në Shkup. Në kuadër të vizitës së saj në kryeqytetin bullgar,..
Ekaterina Zaharieva, e nominuar nga GERB-SDS për Komisionere Evropiane nga Bullgaria, merr portofolin e startup-eve, kërkimeve shkencore dhe inovacionet...
Sot ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov dhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i SHBA-së në Bullgari Kenneth Merten diskutuan në një..
Janë regjistruar 24 parti dhe 9 koalicione për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit, ka bërë të ditur nënkryetarja..