Një parashutist vdiq gjatë stërvitjes ushtarake të NATO-së në aeroportin Çeshnigirovo afër qytetit jugor Plovdiv. Parashuta e ushtarit kanadez nuk është hapur për arsye teknike. Tre parashutistë amerikanë janë lënduar gjatë së njëjtës stërvitjeje, sepse kanë qenë shumë afër njëri-tjetrit. Ata kanë fraktura të gjymtyrëve. Incidentet po hetohen nga policia ushtarake. Stërvitja „Swift Response 19“ zhvillohet nga 13 deri më 25 qershor në territorin e Bullgarisë, Kroacisë dhe Rumanisë. Është nën udhëheqjen e Forcave Tokësore të SHBA-së në Evropë. Në të marrin pjesë 5600 ushtarë nga 8 vende. 1495 prej tyre janë parashutistë.
Kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, tha se do të pranonte të bëhet sërish ushtrues detyre i kryeministrit nëse këtë post do t'ia caktonte presidenti Rumen Radev. “Do të pranoja të bëhesha ushtrues detyre i kryeministrit, por personi i parë që..
Një vatër e re e zjarrit të madh në pjesën greke të malit Sllavjanka kaloi kufirin dhe zgjeroi perimetrin e zjarrit në 1200 dynymë në territorin bullgar. Buldozerë të rëndë po bëjnë pastrime të gjera për të kufizuar përhapjen e zjarrit, tha Pllamen..
Mbi 12,000 fansa priten për koncertin e Lenny Kravitz në Burgas (Bullgaria Juglindore). Ngjarja në Stacionin e Detit në qytetin e Detit të Zi është pjesë e turneut Blue Electric Light të këngëtarit amerikan të rock-ut. Fituesi i 4 çmimeve “Grammy” vjen..
Besimi i konsumatorëve u rrit në korrik me 5.6 pikë, sipas një sondazhi të Institutit Kombëtar të Statistikave. Sipas vlerësimit të përdoruesve, situata..
Me rastin e festës së Forcave Detare, Muzeu Detar Ushtarak në qytetin Varna mirëpret vizitorët me ekspozitën “Ritualet dhe Traditat Detare”. Ekspozita..