Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shteti ka marrë një borxh të jashtëzakonshëm prej 150 milionë euro

Ministria e Financave në Sofje
Foto: arkiv

Pavarësisht suficitit buxhetor, Ministria e Financave mbajti dy ankande të jashtëzakonshme për shitje të letrave me vlerë me shlyerje pas 10,5 dhe 20 vjetësh. Obligacionet me shlyerje gjatë vitit 2029 dhe me interes vjetor prej 0,5% janë për mbi 100 milionë euro, kurse ato me shlyerje gjatë vitit 2039 dhe interes vjetor prej 1,5% janë për mbi 50 milionë euro. Për shkak të interesit të lartë të blerësve janë arritur të ardhura mjaft të ulëta për letrat me vlerë me shlyerje pas 10,5 vjetësh. Emetimi ri i obligacioneve 20-vjeçare është më afatgjati, i emetuar në tregun e brendshëm. Për herë të fundit Ministria e Financave zhvilloi një ankand të borxhit në fillim të vitit 2018. Por, ai dështoi për shkak të fitimshmërisë më të lartë të kërkuar. Sipas financierëve  shkaku për borxhin e jashtëzakonshëm është marrëveshja e pritur për avionët F-16, të cilët Sofja duhet t’i paguajë njëherësh deri në fund të vitit 2019.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ramadan Atallaj

Ramadan Atallaj bëri thirrje për unitet në DPS

Deputeti i përjashtuar nga Grupi Parlamentar i DPS-së, Ramadan Atallaj,  bëri thirrje që DPS të mbetet e tërë, njofton BNT. Sipas Atallaj, DPS ka mjaft forca rezistence dhe kur dikush cenon vlerat e përjetshme të kësaj partie, ata manifestohen. Sipas..

botuar më 24-07-04 11.36.PD
Ivelin Mihajllov

Partia e re “Veliçie” është para shpërbërjes

Forca më e vogël politike në Parlament “Veliçie” është në prag të kolapsit. Për këtë paralajmëroi themeluesi i saj, Ivelin Mihajllov, pasi grupi partiak i formacionit votoi unanimisht kundër qeverisë së propozuar nga GERB. Sipas Mihajllovit, nëse..

botuar më 24-07-04 10.10.PD

Parashikimi i motit për 4 korrikun 2024

Ditën e enjte mbi vend do të ketë vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 23°, në Sofje 15°. Temperatura maksimale do të jetë nga 25 deri në 30°, në kryeqytet 25°. Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do..

botuar më 24-07-03 7.35.MD