Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bojko Borisov: Maqedonia e Veriut nuk është pjekur akoma për negociata me BE

Foto: BTA

Kryeministri Bojko Borisov tha në Bruksel se maqedonasit duhet“ të piqen” më, për të marrë një datë konkrete për fillimin e negociatave për aderim në BE. ”Ata kanë shumë gjëra për të ndrequr akoma. Le të mos më kuptojnë gabimisht, por grindjet për këtë a është maqedonas Goce Dellçev, apo është bullgar – ky është një kundërshtim i kotë kur flasim për heronj aq të mëdhenj, të cilët kanë luftuar për Bullgarinë dhe për Maqedoninë. Nuk mund ta lejoj këtë – deklaroi Borisovi. Bullgaria bëri çdo gjë të mundshme për t’i ndihmuar maqedonasit dhe ata po “fluturojnë në qiell”, por po vjen koha për kompromise” – bëri thirrje kryeministri dhe kërkoi gjithashtu që në Shkup të përfundojë retorika kundër Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 8 gushtin

Të enjten do të mbajë mot me diell me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi lindor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 20°, në Sofje 13°. Maksimumi do të jetë nga 29 deri në 37°, në kryeqytet 31°. Do të jetë me diell..

botuar më 24-08-07 7.40.MD

Pajisjet e Centralit Atomik Elektrik “Belene” nuk do të shfrytëzohen për Centralin “Kozlloduj”

Kuvendi Popullor me votat e GERB-SDS, PP-DB dhe DPS hodhi poshtë propozimin e "BSP për Bullgarinë" që një pjesë e pajisjeve për Centralin Atomik Elektrik "Belene" të shfrytëzohen për zëvendësimin e gjeneratorit të tretë të avullit nga blloku i 6-të i..

botuar më 24-08-07 6.33.MD

Ushtarakë bullgarë do të trajnojë ushtarë ukrainas

Qeveria e përkohshme lejoi ushtrinë bullgare të trajnojë ushtarë ukrainas në territorin e vendeve anëtare të NATO-së. Në arsyetimet theksohet se me këtë vendim vendi ynë shpreh mbështetjen për Ukrainën, mbron vlerat euroatlantike dhe forcon..

botuar më 24-08-07 5.51.MD