Më 24 qershor Kisha Ortodokse Bullgare nderon lindjen e njërit prej shenjtorëve më të nderuar dhe martir për besimin - Joan Pagëzuesin. Në kalendarin popullor festa quhet dita e Enjos dhe është lidhur me diellin, ujin dhe tokën.
Data përkon me solsticin e verës, prandaj në ditën e Enjos njerëzit shikojnë dritën qiellore dhe mundohen të zbulojnë se çfarë u paracakton ajo për jetën e tyre. Një nga gojëdhënat tregon se, në këtë ditë njeriu duhet ta presë mëngjesin i zgjuar, sepse vetëm në këtë ditë dielli “dridhet”, “luan” në qiell dhe në qoftë se e shikon një gjë të tillë do të jesh i shëndetshëm gjatë gjithë vitit. Përsëri sipas përfytyrimeve popullore, në ditën e Enjos fillojmë të ecim drejt dimrit. Besohet se , përpara se të “niset drejt dimrit” dielli lahet në liqenet dhe lumenjtë, kështu e bën ujin shërues dhe prandaj përpara lindjes së diellit çdo një duhet të lajë fytyrën në një ujë rrjedhës ose të rrotullohet në vesë për shëndet.
Sipas gojëdhënave dhe legjendave bimët e këputura përpara lindjes së diellit në ditën e Enjos janë më shëruese. Mendohet se, bimët e mbledhura duhet të jenë 77 copë e gjysmë, sepse sipas popullit kaq janë sëmundjet nëpër botë, kurse gjysma është ajo bimë e cila shëron sëmundjen pa emër.
Dita e Enjos është një festë e pritur dhe e gëzueshme në fshatin e rrethit të Sofjes Dollni Bogrov. Aty gratë vishen në këmisha të bardha dhe herët në mëngjes nisen të mbledhin bimë, të cilat në rajon janë shumë të larmishme. Rumjana Krëstanova, e cila çdo vit organizon përgatitjen e festës, thotë se ideja të rilindin traditat e vjetralidhur me festën, lind tepër spontanisht përpara disa vjetëv , kurse që atëherë interesi ndaj tyre është gjithnjë e më i madh.
Sipas traditës folklorike, riti i mbledhjes së bimëve dhe lidhja e tufave në ditën e Enjos nuk lejon praninë e meshkujve , për shkak të sekretit lidhur me parashikimet dhe thirrjet/ nanurisjet/ . Në fund të ditës lulet dhe bimët e ritit vendosen nëpër vende të ndryshme të shtëpisë. Besohet se, në qoftë se janë të mbledhura në ditën e Enjos, ata ruajnë vetitë e veta për shërim gjatë gjithë vitit. Paraardhësit tanë i kanë njohur mirë dhe kanë provuar vetitë e bimëve shëruese , të cilat i kanë mbledhur në fushat e fshatit. Nderimi i bullgarit ndaj bimëve dhe forcës së natyrës është e lidhur në mençurinë popullore, se për çdo një dhimbje ka dhe bimë e cila mundet ta shërojë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në traditën popullore bullgare, E Diela e Dafinave (Cvetnica) dhe Dita e Llazarit (Llazarovden) janë festa të ndërlidhura. Që nga Dita e Llazarit, vajzat përgatiten për ritualin e quajtur "kumiçenje", i cili zhvillohet në mëngjesin e Ditës së..
Dita e Llazarit festohet nga bullgarët ortodoksë të shtunën para Ditës së Dafinave (Cvetnica). Rituali kryesor quhet llazaruvane – një zakon i llojit dashuror dhe martesor. Në të marrin pjesë vajza mbi 16 vjeç, të quajtura llazarki. Ato shëtisin nëpër..
Qyteti i Rilindjes Trjavna feston Ditën e Shën Llazarit , e cila festohet tradicionalisht përpara së Dielës së Dafinave (Cvetnica) . Zakoni bullgar i lidhur me dashurinë dhe martesën do të rikrijohet këtë të shtunë, më 12 prill, me..