Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët me shpenzimet më të ulëta në BE, tregojnë të dhënat e Eurostatit

Foto: arkiv

Bullgarët i kanë çmimet më të ulëta të mallrave dhe shërbimeve në BE, tregojnë të dhënat e Eurostatit për vitin 2018. Shteti ynë i ka nivelet më të ulëta në 7 prej 10 sektorëve të përfshirë në raport. Për shembull këtu hyjnë shpenzimet për ngrohje, energji elektrike, ujë etj, të cilat përbejnë 33 pikë, duke pasur parasysh se treguesi mesatar për BE është 100. Bullgarët shpenzojnë më pak për hotele, fjetje dhe udhëtime. Më pak harxhojnë bullgarët dhe për alkool dhe duhan – 58% dhe pothuaj se po kaç ndajnë për sport dhe turizëm. Por paratë e harxhuara prej tyre për ushqim janë 72 pikë derisa treguesi mesatar për Evropë është 100 pika. 85 pikë janë shpenzimet e tyre për veturë. Për nga Produkti i Brendshëm Bruto për frymë të popullsisë jemi në vend të fundit me 7 829 euro, derisa në Gjermani ai është 30 000 euro.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 2 korrikun

Ditën e martë do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë në pjesën më të madhe të vendit. Pas mesditës dhe pasdite do të mbajë vranësira mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Do të ketë reshje të shkurtra shiu, shtrëngata dhe breshër. Temperaturat..

botuar më 24-07-01 7.40.MD
Kirill Petkov

Nuk ka perspektivë për formimin e një kabineti

Pak para dorëzimit të mandatit, PP-DB konfirmoi sërish se refuzon mbështetjen. Në Facebook, bashkëkryetari i PP-DB Kirill Petkov vuri në dukje se koalicioni nuk do të mbështesë një qeveri GERB-DPS për të cilën ëndërron Peevski, sepse “reformat e..

botuar më 24-07-01 7.01.MD

Qytetarët nënshkruan një peticion kundër ndërtimit të një depoje të mbetjeve bërthamore

Në Montana, nisën një peticion kundër ndërtimit të një depoje për mbetjet bërthamore. Sipas informacioneve, planifikohet të ruhen mbetje bërthamore të nivelit të lartë nga Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” në fshatin Sumer. Petër Pençev nga..

botuar më 24-07-01 6.09.MD