Për Bullgarinë partneriteti me Zyrën Evropiane kundër Mashtrimit (OLAF) është me rëndësi të madhe, deklaroi kryeministri Bojko Borisov në takim me drejtorin e përgjithshëm të OLAF-it Ville Itälä. Kjo është vizita e parë zyrtare pune e Itälä-s në Bullgari. Miku tha se, është i mahnitur nga arritjet e vendit tonë në luftën kundër kontrabandës dhe shprehu shpresën, se bashkëpunimi i shkëlqyer midis autoriteteve bullgare dhe Zyrës Evropiane kundër Mashtrimit do të vazhdojë. Kryeministri sqaroi se, Bullgaria i kryen plotësisht detyrimet e veta për raportim të parregullsive të gjetura në punën e institucioneve bullgare me fondet dhe programet evropiane. Është krijuar një bazë ligjore, e cila tregon se i kushtohet vëmendje çdo informacioni, që është shkak për dyshime për shpërdorime, shtoi Borisovi.
Para mesditës së ditës së enjte do të mbajë mot me mjegull. Rreth dhe pas mesditës, dukshmëria do të përmirësohet përkohësisht dhe do të mbizotërojë mot me diell. Do të jetë pothuajse e qetë. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 9° dhe 14°, në zonat..
GERB-SDS i bëri thirrje kryeministrit Dimitër Gllavçev që të tërheqë Marrëveshjen 10-vjeçare të Sigurisë me Ukrainën. Sipas Daniell Mitov nga GERB, momenti i zgjedhur nga Gllavçev për të sjellë këtë lloj marrëveshjeje në parlament është..
Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi një vendim për vendosjen e përkohshme të kontrollit kufitar në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun, si dhe për pezullimin e funksionimit të pikave kufitare në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun dhe bullgaro-grek...