Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Mos i ha ëndrrat e tua!” ose sekretet e peshkimit në kushte qytetare

A është e mundur të kapësh peshk në qendër të Sofjes? Përgjigjen e kësaj pyetjeje e japin të dërguarit nga Twitch Fishing. Spiningistët e rinj praktikojnë “street-fishing” ose peshkim në kushte qyteti, që nuk është i njohur në Bullgari në ndryshim nga Rumania, ku zhvillohen gara, ose Franca ku ky lloj peshkimiështë një hobi e njohur dhe një dëfrim tanimë 10-15 vjet.

“Njëherë vendosëm të provojmë të kapim një troftë në një prej lumenjve, të cilat kalojnë përmes qendrës së Sofjes” - kujtohet Mihaill Petrov, themelues i video kanalit. Kishim një informacion prej burimeve jo shumë të besueshme, se peshku zbret poshtë nëpër lum. Dhe akoma me hedhjen e parë kapëm një troftë të madhe, u ndezëm së tepërmi dhe tani po e praktikojmë peshkimin në një mjedis qyteti, provojmë vende të reja, kontrollojmë nëse ka peshk aty.”

Në Sofje ka disa liqene qyteti, përmes kryeqytetit bullgar kalojnë shtatë lumenj, të cilët zbresin nga mali Vitosha, kurse një prej tyre rrjedh nën Pallatin Kombëtar të Kulturës në qendër të qytetit. Dhe po, aty po kështu ka troftë.


“Kur njerëzit dëgjojnë ose shikojnë troftë në kanalet e Sofjes të cilat konsiderohen si shumë të pista ata befasohen shumë. Peshku jeton zakonisht në ujëra të pastra, por duket se është përshtatur të shpëtojë dhe në ujëra të pista, sepse në lumenjtë në kryeqytet derdhen kanale prej lagjeve të shumta dhe ujë është shumë i ndotur. Nuk i rekomandoj asnjërit, edhe sikur të kapë këtu peshk , ta hajë, me qenë se ai ushqehet me mbeturina. Në Sofje nga peshqit grabitqar takohen heshtë (Esox lucius), troftë (Salmo trutta), barbun (Perca fluviatilis), nga peshqit e tjerë (Tinca tinca), bisht kuqe (Scardinius erythrophthalmus). Ekziston larmi, por peshqit takohen mjaft rrallë” - nënvizon Mihaill.

Arsyen për këtë të njohurit e zbulojnë në mungesën e peshqve në pellgjet e ujit në Bullgari. Në vazhdim të 20-30 vjetëve peshkimi është i shthurur, kurse përdorimi i rrjeteve dhe i pajisjeve elektrike e çon peshkimin deri në këtë gjendje. Për gëzim, gjatë 4-5 vjetëve të fundit një popullaritet po grumbullon dhe praktika „Catch and release” ose “Kape dhe lëshoje”. A është modë kjo?

“Po, mundohemi ta aplikojmë si një modë - përgjigjet Mihaill Petrov. Mezi 5-10% nga peshkatarët e kthejnë peshkun në ujë. Tek spiningistët, të cilët peshkojnë me karrem artificial, kjo përqindje është 50-60%, tek peshkuesit me miza është edhe më e madhe, ata i kthejnë pothuajse të gjithë peshqit. Por, tek njerëzit të cilët peshkojnë me kallam dhe peshkatari në masë , peshqit merren. Shumë i gabuar është mendimi: ti kur e lëshon, ndonjë tjetër do ta kapë. Në qoftë se që të gjithë mendojnë kështu, nuk do të ketë se çfarë të kapet. Qëllimi është jo të hash falas, por të shkosh mes natyrës, të lëshosh trupin dhe të liroheshnga ditët e përditshme të zakonshme. Prandaj dhe motoja e kanalit Twitch Fishing është “Mos i ha ëndrrat e tua!”, sepse çdo një peshkatar ëndërron të kapë një peshk të madh, por po ta hajë, ai nuk do të bëhet i tillë, të cilin ai ëndërron që ta kapë.”

Mihailli tregon se ka kapur peshk në lumenj, liqene, detyra dhe oqeane, por pavarësisht nga kjo një kënaqësi të madhe i sjellë fakti ta bëjë në qytet:

“Shumë njerëz çuditen se cila është kënaqësia nga ky lloj peshkimi. Por për mua është një gjë unikale, sepse ti kap një peshk aty ku të tjerët mendojnë se nuk ka bile as zhaba - sqaron ai. Peshqit më të mëdhenj, të cilët i kam kapur në një mjedis qyteti janë heshtë rreth 2 kile. Për herë të parë pash një të tillë, dhe në fakt kjo qe befasia më e madhe, të cilën e kam kapur në një mjedis qytetar” - tregon Mihaill.

Cilët janë sekretet e tjera të peshkimit qytetar?

“Një këmbëngulje, këmbëngulje dhe të mos të keni turp të hyni me kallam në dorë në mjedisin qytetar - thotë Mihaill. Rekomandoj peshkimin për njerëzit e rinj, të cilët qëndrojnë një kohë të gjatë përpara kompjuterëve ose merren me ndonjë veprimtari tjetër të dëmshme. Kjo është një kënaqësi dhe një sport i madh, të shkarkon dhe është mjaft i dobishëm për aktivitetin fizik. Mos i hani ëndrrat tuaja dhe të ketë sa më shumë peshq të cilët të mund ti kapim!”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD