Presidenti Rumen Radev ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes së Forumit ekonomik botëror në Dalian, i njohur si “Davosi Veror”. Radevi mori pjesë në sesionin e quajtur “Dialogu ndërmjet ndërmarrjeve shtetërore kineze dhe autoriteteve bullgare”. “Bullgaria akoma është një “njollë e bardhë” në hartën e investimeve kineze dhe kjo duhet ndryshuar”, tha Radevi pas takimit të tij me kryeministrin kinez Li Keqiang. Për këtë qëllim ka nevojë për një linjë të rregullt ajrore Pekin-Sofje, për hapjen e zyrës së Bankës Popullore Kineze në Bullgari, për ndërtimin e qendrës bullgaro-kineze për inovacione dhe studime shkencore, propozoi presidenti bullgar. Ai pohoi se centrali ekeltrik atomik “Belene” ka qenë ndër temat kryesore të diskutuara dhe mikpritësi kinez ka deklaruar gatishmëri për pjesëmarrjen e Pekinit në procedura për zgjedhjen e investitorit të këtij projekti.
Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...
Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...
Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..