Bullgarët s’kanë nevojë për viza në 168 vende, tregon indeksi i pasaportave i hartuar nga kompania zvicerane e konsultimeve Henley & Partners. Bullgaria renditet në vendin prestigjioz 19. Fqinjët tanë nga Greqia dhe Rumania janë përkatësisht në vend të 6 dhe 18. Grekët mund të vizitojnë pa viza 183 vende, kurse rumunët 169. Në venin e parë në këtë klasifikim ndodhen Japonia dhe Singapori, shtetasit e të cilave mund të udhëtojnë pa viza në 189 shtete. Serbia është në vend të 41 dhe shtetasit e saj kanë akses të lirë në 131 shtete. Mali i Zi dhe Shqipëria janë përkatësisht në vend të 47 dhe 52. Menjëherë pas Shqipërisë renditet Turqia. Në vend të fundit ndër vendet ballkanike është Kosova në pozitë 100. Pasaportat e kosovarëve u sigurojnë atyre mundësi për udhëtim në 41 vende.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..