Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon A to Jazz

Petër Dimitrov: “Programi është shumë i fortë, festivali është emocionues dhe shumë i vërtetë”

Christian Scott aTunde Adjuah dhe albumi i tij i fundit Ancestral Recall  të grupit Ghost Note,“Wunderkind” të Jacob Collier... Këto janë vetëm një pjesë nga emrat në programin e festivalit, kurse takimi me ta me siguri do t'i dhurojë publikut përjetime të paharrueshme.

Christian Scott aTunde AdjuahSipas traditës ngjarja është në fund të javës së parë të muajit korrik, kurse skena e hapur tanimë është e ndërtuar në Parkun Jugor-2. Më 5, 6 dhe 7 korrik /falas/ do të dëgjojmë përgjithësisht 12 koncerte në “ngjyrime” të ndryshme të gjinisë. Njeriu i cili çdo verë organizon këtë “xhaz-pushim” të shkëlqyer për kryeqytetasit është Petër Dimitrov, themelues dhe drejtor artistik i festivalit – do të njihni nga biçikleta me të cilën i vjen anë Sofjes, duke folur në telefon dhe për nga prerja karakteristike e flokëve dhe nga entuziazmi i madh i cili buron prej tij kur bëhet fjalë për xhaz:

Jam jashtëzakonisht i lumtur, krenar i entuziazmuar nga fakti se për herë të 9 kemi mundësi të organizojmë A to JaZZ – tregon ai. Mund të tingëllojë në mënyrë jo modeste, por ky është një festival i madh, kaq emocionues dhe i vërtetë. U afirmua si një nga prijëset në Ballkan, shkakton një interes të madh jo vetëm mes auditorit bullgar, por dhe mes auditorit të huaj. Krahas me prezantimin e artistëve të shkëlqyer, “fitorja e madhe” sivjet është se ekipi i Mezzo-s do të incizoi disa nga koncertet. Për herë të parë produkti kulturor bullgar do të dokumentohet dhe do të transmetohet nëpër kanalin televiziv më të madh për muzikë klasike, xhaz dhe vallëzim. Mund të themi se, vendi ynë në sajë të pasurisë së vet të madhe kulturore gjithnjë e më shpesh merr pjesë në forume prestigjioze ndërkombëtare. Jemi të lumtur, se jemi mes “Motorëve” të këtij procesi.

Në kuadrin e festivalit zhvillojmë konferencën A to JazZ Talks, kushtuar sivjet artistëve dhe rrugës së tyre drejt skenës ndërkombëtare. Mes lektorëve është Jan Patterson-një nga kritikët prijës të botimit All About Jazz. Si dhe Virgo Sillamaa përfaqësues i Music Estonia, i cili i mëson artistët e rinj sesi vet të jenë producent, të sigurojnë financimin, të ndërtojnë projekte të përbashkëta krijuese me muzikantë nga vendet e tjera.Katherine McVicker – një agjente shumëvjeçarenë një nga agjencitë prijëse botërore të talenteve Music Works International, do të tregojë për përvojën e saj serioze. Zonja McVicker është agjentja e parë e një niveli të tillë, e cila ka përfshirë një projekt bullgar në listën e kompanisë prestigjioze – kjo është Jazz Cats të Hristo Jocovit. Një leksion do të mbajë dhe zoti Ulrich Beckerhoff një drejtor artistik i Jazzahead – mbase ekspozita më e madhe botërore për xhaz, e cila zhvillohet për vit në Gjermani.

Akoma duke e zgjedhur programin përjetoj gëzimin nga ky takim, e shikoj veten sesi qëndroj në anëdhe ndiej“përleshjen” e dy energjive – të publikut të shumtë në numër dhe muzikantët tepër të talentuar në skenë. Emrat bullgar janë: Mitko Karamfillov me projektin e tij debutues “Ekologjia”, Teodosij Spasov dhe projekti i tij “Vjara” /besimi/ , Magi Aleksieva me grupin bullgaro-francez MEY feat Jcat, Ritmos Nagros, të cilët vetëm përpara 1 jave ekzekutuan në Festivalin emblematikGlastonbur, këngëtarja Preja do të prezantoi albumin e vet debutues, do të dëgjojmë po kështu Koka Mass Jazz, trion e Dimitar Bodurovit /moderator i konferencës sonë/ miqtë tanë nga Rumania JazzyBIT...

Për herë të dytë ftuam Big bendin pranë katedrës “Arti pop dhe Xhaz” në Akademinë Kombëtare Muzikore, të drejtuar nga trumbetari i famshëm dhe kompozitor Misho Josifov. Kjo është një nga hallkat më kryesore të arsimit tonë muzikor dhe do të donim tu japim një motivacion të vazhdojnë përpara.

Organizatorët kanë parashikuar dhe Park Yoga Breakfast - ushtrime në joga nga ora 8.30 çdo mëngjes /në fushën e festivalit/, festival të vogël Atë Jazz Kids /koncerte, mësime në vallëzim dhe lojëra muzikore/ si dhe ”jam session” nga ora 23 çdo mbrëmje.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: atojazz.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Biljana e bukur"

DEEP ZONE Project janë gati me projektin e tyre më të fundit BG Ethno House - "Biljana e bukur", në të cilin edhe një herë kombinojnë muzikën moderne të kërcimit elektronik me motive origjinale të bazuara në folklor, si gjithmonë me shumë dashuri për..

botuar më 25-01-17 1.25.MD

"Fuego Del Amor" - kënga e parë e një artisti bullgar me familjen e Gypsy Kings

Joef Gipsy Kings Family regjistroi "Fuego Del Amor" - një këngë me këngëtaren bullgare Sandra Aleksandrova. Historia filloi tre vjet më parë, kur Sandra dhe producenti i saj Artur Nadosjan vizituan Nice - atje takuan familjen Joef Gypsy Kings, të quajtur..

botuar më 25-01-16 6.25.PD

“Loti i fundit” i këngëtares Mihaella Fileva

Kënga më e re e Mihaella Fileva – “Loti i fundit” shoqërohet me një video të realizuar nga vetë këngëtarja. Viti 2025 është një vit i fillimit të ri për të, pasi ajo merr drejtimin e një artisti të vetë-prodhuar me një shpërndarës të ri dhe një kanal..

botuar më 25-01-15 8.10.PD