Banka e dytë në botë për nga kapitali tregtar China Construction Bank po mendon të hyjë në Bullgari. Një delegacion i saj në krye me nënpresidentin ekzekutiv, bashkë me ekip serioz ekspertësh ka vizituar vendin tonë , informoi Cvetan Simeonov, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë (DhTI). China Construction Bank Corporation ka aktive për 3,3 trilionë dollarë dhe fitim vjetor prej 37 mlrd dollarë. Degët e saj janë mbi 200 në 29 vende në botë. Institucioni financiar po diskuton praninë e vet të ardhshme eventuale në Bullgari dhe formën e saj, shpjegoi Simeonovi. Presidenti Rumen Radev tha se gjatë vizitës së tij në Kinë javën e kaluar e ka ftuar bankën kineze të hapë përfaqësi të vet në Bullgari.
Ministri i arsimit dhe shkencës Prof. Galin Cokov mori pjesë në ceremoninë përkujtimore në Qendrën Përkujtimore në Potoçari me rastin e 29 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë. Në shenjë respekti për viktimat, ai vendosi lule në pllakën..
Pres që "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) të deklarojnë qartë nëse do të jenë në opozitë apo do të kërkojnë mbështetje për formimin e qeverisë, deklaroi presidenti Rumen Radev në Burgas, ku mori pjesë në stërvitjen "Briz..
Nga Uashingtoni, ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev tha se nuk ka shpjegim pse presidenti ende nuk ka shpallur datën për dorëzimin e mandatit të dytë eksplorues për formimin e qeverisë. “Sigurisht që presidenti Rumen Radev ka..